YouVersion Logo
Search Icon

Solid Joys ShqipSample

Solid Joys Shqip

DAY 326 OF 366

Rëndësia e mirënjohjes

Dhe dije këtë: në ditët e fundit do të vijnë kohë të vështira, sepse njerëzit do të jenë egoistë, lakmues parash, mburravecë, mendjemëdhenj, blasfemues, të pabindur ndaj prindërve, mosmirënjohës... (2 e Timoteut 3:1-2)

Vër re se si mosmirënjohja shoqërohet me krenarinë, abuzimin dhe mosbindjen ndaj prindërve.

Në një vend tjetër, Pali thotë: “As të folurit pa mend e fjalë për të përqeshur... por më tepër falënderim” (Efesianëve 5:4). Prandaj, duket se mirënjohja, falënderimi, është e kundërta e të shëmtuarës dhe dhunës.

Arsyeja është se ndjenja e mirënjohjes është një ndjenjë e përulur dhe jo krenare. Ajo lartëson të tjerët dhe jo veten. Mirënjohja ka zemër të gëzuar, jo të zemëruar ose të hidhëruar. Falënderimi i hidhur është kontradiktë në vetvete.

Çelësi për të çliruar një zemër falënderimi dhe për ta mposhtur hidhërimin, të shëmtuarën, mungesën e respektit dhe dhunën është një besim i fortë në Perëndinë, Krijuesin, Mbështetësin, Siguruesin dhe Shpresëdhënësin. Nëse nuk besojmë se i jemi thellësisht borxhlinj Perëndisë për gjithë sa kemi dhe shpresojmë të kemi, atëherë vetë burimi i mirënjohjes është tharë.

Prandaj, por e përmbyll me mendimin që shtimi i dhunës, sakrilegjit, shëmtisë dhe mosbindjes në kohët e fundit është një çështje që ka lidhje me Perëndinë. Problemi themelor është dështimi për të ndier mirënjohje në nivelet më të larta të varësisë sonë.

Kur burimi i lartë i mirënjohjes ndaj Perëndisë shteron në majë të malit, shumë shpejt të gjitha pellgjet e falënderimit që gjenden rrëzë malit, fillojnë të thahen. Kur mirënjohja humbet, sovraniteti i vetes miraton gjithnjë e më tepër prishje për kënaqësinë e vet.

Lutu për një rizgjim më të madh të mirënjohjes së përulur.