Solid Joys ShqipSample

Fuqia depërtuese e Fjalës
Sepse fjala e Perëndisë është e gjallë dhe vepruese, më e mprehtë se çdo shpatë me dy tehe dhe depërton deri në ndarjen e shpirtit dhe të frymës, të nyjave dhe të palcave, dhe është në gjendje të gjykojë mendimet dhe dëshirat e zemrës. (Hebrenjve 4:12)
Fjala e Perëndisë është shpresa jonë e vetme. Lajmi i mirë i premtimeve të Perëndisë dhe paralajmërimet e gjykimit të Tij janë mjaft të mprehta, mjaft të gjalla dhe mjaft vepruese sa për të depërtuar deri në thellësitë e zemrës dhe për të më treguar se gënjeshtrat e mëkatit janë me të vërtetë gënjeshtra.
Aborti nuk do të krijojë një të ardhme të mrekullueshme për mua. As tradhtia, as të veshurit në mënyrë provokuese, as hedhja tej e pastërtisë time seksuale, as të qëndruarit në heshtje ndaj pandershmërisë në punë, as divorci dhe as hakmarrja. Ajo që më shpëton nga ky mashtrim, është fjala e Perëndisë.
Fjala e premtimit të Perëndisë është si të hapësh një dritare të madhe, nga e cila hyn drita e shndritshme e diellit të mëngjesit mbi kacabunjtë e mëkatit, të cilat shtiren si kënaqësi përmbushëse në zemrat tona. Perëndia të ka dhënë lajmin e Tij të mirë, premtimet e Tij, fjalën e Tij për të të mbrojtur nga mashtrimet e forta të mëkatit që përpiqen të ta ngurtësojnë zemrën dhe ta joshin atë për t’u larguar nga Perëndia dhe ta çojnë në shkatërrim.
Merr zemër në betejën tënde për të besuar. Për shkak se fjala e Perëndisë është e gjallë dhe vepruese, dhe më e mprehtë se çdo shpatë me dy tehe, ajo do të depërtojë më thellë se çdo mashtrim i mëkatit ka depërtuar ndonjëherë, dhe do të na zbulojë atë që është vërtet e vlefshme, në të cilën ia vlen vërtet të besosh dhe që ia vlen ta duash.
Scripture
About this Plan

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.
More
Related Plans

Connect With God Through Reformation | 7-Day Devotional

Film + Faith - Superheroes and the Bible

God’s Strengthening Word: Putting Faith Into Action

Finding Strength in Stillness

Romans: The Glory of the Gospel

I Made It: Joy in the Valley

Breaking Free From an Abusive Marriage

God Never Quits: God’s Faithfulness When We Fall Short

Hey Rival: A Biblical Game Plan for Christian Athletes
