Solid Joys ShqipSample

Të sigurt sa dhe besnikëria e Perëndisë
Por ata që i paracaktoi, ata ai edhe i thirri; dhe ata që i thirri, ata ai edhe i drejtësoi; dhe ata që i drejtësoi, ata ai edhe i përlëvdoi. (Romakëve 8:30)
Askush nuk humbet midis përjetësisë së shkuar në paracaktimin e Perëndisë dhe përjetësisë së ardhshme në përlëvdimin e Perëndisë.
Asnjë nga ata që janë paracaktuar për birëri, nuk dështon të thirret. Asnjë nga ata që janë thirrur, nuk dështon të drejtësohet. Asnjë nga ata që drejtësohen, nuk dështon të përlëvdohet. Ky është një zinxhir i pathyeshëm çeliku i besnikërisë hyjnore të besëlidhjes.
Prandaj, Pali thotë:
Duke qenë i bindur për këtë, se ai që nisi një vepër të mirë në ju, do ta përfundojë deri në ditën e Jezu Krishtit. (Filipianëve 1:6)
I cili edhe do t’ju vërtetojë deri në fund, që të jeni të paqortueshëm në ditën e Zotit tonë Jezu Krisht. Besnik është Perëndia, nga i cili u thirrët në bashkësinë e Birit të tij Jezu Krishtit, Zotit tonë. (1 e Korintasve 1:8-9)
Këto janë premtimet e Perëndisë tonë, i cili s’mund të gënjejë. Ata që kanë lindur sërish, janë aq të sigurt sa dhe besnikëria e Perëndisë.
Scripture
About this Plan

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.
More
Related Plans

Worship Is More Than a Song!

Death Is Not the End: Healing & Hope Through Grief

Jesus Is…The Great I Am

Lessons From the Story of Gideon

Run Well: Insights From Hebrews 12

Wisdom for Life – Proverbs

Growing in Faith | Mini Devotions for Women

When the Joy Is Missing

God’s Ongoing Work in Each of Us
