YouVersion Logo
Search Icon

Solid Joys ShqipSample

Solid Joys Shqip

DAY 222 OF 366

Synimi i Ungjillit

Shumë më tepër, pra, duke qenë tani të drejtësuar nëpërmjet gjakut të tij, do të shpëtohemi nga zemërimi me anë të tij. Sepse, ndërsa ishim armiq, u pajtuam me Perëndinë nëpërmjet vdekjes së Birit të tij, aq më shumë tani, që jemi pajtuar, do të shpëtohemi nëpërmjet jetës së tij. E jo vetëm kaq, por edhe mburremi në Perëndinë, nëpërmjet Zotit tonë Jezu Krisht, me anë të të cilit tani kemi marrë pajtimin. (Romakëve 5:9-11)

Nga çfarë kemi nevojë të shpëtohemi? Vargu 9 e thotë shumë qartë: nga zemërimi i Perëndisë. “Duke qenë tani të drejtësuar nëpërmjet gjakut të tij, do të shpëtohemi nga zemërimi me anë të tij.” Megjithatë, a është ky trofeu më i lartë, më i mirë, më i plotë dhe më i kënaqshëm i ungjillit?

Jo! Vargu 10 thotë: “aq më shumë tani... do të shpëtohemi nëpërmjet jetës së tij.” Pastaj vargu 11 shkon deri te synimi i madh dhe përfundimtar i ungjillit: “E jo vetëm kaq, por edhe mburremi në Perëndinë.

Kjo është e mira përfundimtare dhe më e lartë e lajmit të mirë. Nuk ka tjetër “më tepër se kaq” pas kësaj. Kemi vetëm thënien e Palit, që na tregon se si arrijmë atje: “nëpërmjet Zotit tonë Jezu Krisht, me anë të të cilit tani kemi marrë pajtimin.”

Synimi i ungjillit është që ne “mburremi në Perëndinë”. E mira më e lartë, më e thellë dhe më e ëmbël e ungjillit është vetë Perëndia, me të cilin kënaqet populli i Tij i shpenguar.

Perëndia në Krishtin u bë çmimi (Romakëve 5:6-8) dhe Perëndia në Krishtin u bë trofeu (Romakëve 5:11).

Ungjilli është lajmi i mirë që Perëndia bleu për ne kënaqësinë e përjetshme me veten e Tij.

Scripture