YouVersion Logo
Search Icon

Solid Joys ShqipSample

Solid Joys Shqip

DAY 206 OF 366

Jezusi i ruan delet e Tij

“Simon, Simon, ja, Satani ka kërkuar t’ju shoshë ashtu siç shoshet gruri. Por unë jam lutur për ty, që besimi yt të mos mpaket; dhe ti, kur të kthehesh, forco vëllezërit e tu.” (Luka 22:31-32)

Edhe pse Pjetri dështoi mjerueshëm duke e mohuar Jezusin tri herë, lutja e Jezusit e ruajti atë nga rrënimi total. Ai qau me hidhërim, dhe u ripërtëri në gëzim dhe guxim, të cilat u shfaqën ditën e Rrëshajave në mesazhin e Pjetrit. Jezusi po ndërmjetëson për ne sot që besimi ynë të mos dështojë dhe Pali e thotë këtë te Romakëve 8:34.

Jezusi premtoi se delet e Tij do të ruheshin dhe nuk do të humbisnin kurrë. “Delet e mia e dëgjojnë zërin tim, dhe unë i njoh dhe më ndjekin; dhe unë u jap atyre jetë të përjetshme dhe nuk do të humbasin aspak, përjetë, dhe askush nuk do t’i rrëmbejë nga dora ime” (Gjoni 10:27-28).

Arsyeja është se Perëndia vepron për ta ruajtur besimin e deleve. “Ai që nisi një vepër të mirë në ju, do ta përfundojë deri në ditën e Jezu Krishtit” (Filipianëve 1:6).

Ne nuk jemi lënë vetëm për ta luftuar betejën e besimit. “Sepse Perëndia është ai që vepron në ju edhe vullnetin edhe veprimtarinë, sipas pëlqimit të tij” (Filipianëve 2:13).

Ti ke sigurinë e fjalës së Perëndisë që, nëse je fëmija i Tij, Ai do të të pajisë “për çdo vepër të mirë, që të kryeni vullnetin e tij, duke punuar në ju atë që është e pëlqyer përpara tij, përmes Jezu Krishtit” (Hebrenjve 13:21).

Këmbëngulja jonë në besim dhe në gëzim, përfundimisht dhe në mënyrë vendimtare është në duart e Perëndisë. Po, ne duhet të luftojmë! Pikërisht kjo luftë është ajo që Perëndia vepron në ne. Është e sigurt që Ai do ta bëjë, sepse sikurse thuhet edhe te Romakëve 8:30: “Ata që i drejtësoi, ata ai edhe i përlëvdoi.” Përlëvdimi i fëmijëve të drejtësuar të Perëndisë është i sigurt, njësoj sikur të kishte ndodhur tashmë.

Ai nuk do të humbasë asnjë nga ata që i ka sjellë në besim dhe që i drejtësoi.

Scripture