Solid Joys ShqipSample

Sa mirë e njeh Perëndinë?
“Po, Perëndia është i madh, por ne nuk e njohim dhe numri i viteve të tij është i panjohshëm.” (Jobi 36:26)
Është e pamundur të supozosh se e njeh Perëndinë shumë mirë!
Ai është personi më i rëndësishëm që ekziston, sepse Perëndia i krijoi gjithë të tjerët dhe çdofarë rëndësie që ata kanë, i atribuohet Atij.
Çdo forcë, inteligjencë, aftësi ose bukuri që kanë qeniet e tjera, vjen prej Perëndisë. Në çdo shkallë përsosmërie, Ai është pafundësisht më i madh se personi më i mirë që ke njohur ndonjëherë ose për të cilin ke dëgjuar.
Duke qenë i pafundmë, Perëndia është pafundësisht interesant. Prandaj, është e pamundur që Perëndia të jetë i mërzitshëm. Demonstrimi i vazhdueshëm prej Tij i veprimeve interesante dhe inteligjente ka një natyrë vullkanike.
Si burim i çdo kënaqësie të mirë, Ai vetë të kënaq plotësisht dhe përfundimisht. Nëse nuk e përjetojmë kështu, ose jemi të vdekur, ose jemi të verbër apo somnambul.
Prandaj, është e habitshme se sa pak përpjekje bëhen në këtë botë për ta njohur Perëndinë.
Do të ishte sikur Presidenti i Shteteve të Bashkuara të vinte dhe të jetonte me ty për një muaj, dhe ti t’i thoje thjesht një përshëndetje kalimthi pothuajse çdo ditë. Ose sikur të fluturoje me shpejtësinë e dritës me një anije kozmike për disa orë rreth diellit dhe sistemit diellor, dhe në vend që të shikoje nga dritarja, të luaje një lojë në kompjuter. Ose të të ftonin të shihje aktorët, këngëtarët, sportistët, shpikësit dhe studiuesit më të mirë të bënin performancat e tyre më të mira, por ti të refuzoje të shkoje që të mund të ndiqje episodin e fundit të një serie televizive.
Le të lutemi që Perëndia ynë pafundësisht madhështor, t’i prekë zemrat tona, të na i hapë sytë për ta parë Atë sa më plotësisht që mundemi dhe të përpiqemi ta njohim Atë edhe më tepër.
Scripture
About this Plan

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.
More
Related Plans

Conversation Starters - Film + Faith - Forgiveness, Mentors, Tornadoes & More

Gardens: Evergreen Faith in a Trustworthy God

Prayer: Chatting With God Like a Best Friend by Wycliffe Bible Translators

Character in the Making

Deserts: God’s Provision in the Wilderness

Start Your Day With God: How to Meet With God Each Morning

Disciple: Live the Life God Has You Called To

Called Out: Living the Mission

____ for Christ - Salvation for All
