Solid Joys ShqipSample

Një vend i fshehtë për të pafuqishmin
Sa e madhe është mirësia jote, që ti ruan... ndaj atyre që gjejnë strehë te ti. (Psalmi 31:19)
Përjetimi i hirit të ardhshëm shpesh varet nga fakti nëse do të gjejmë strehë te Perëndinë apo nëse do ta vëmë në dyshim kujdesin e Tij dhe të shkojmë të strukemi në streha të tjera.
Për ata që gjejnë strehë në Perëndinë, premtimet e hirit të ardhshëm janë të shumta dhe të pasura.
- Asnjë nga ata që gjejnë strehë te ai nuk do të dënohet. (Psalmi 34:22)
- Ai është mburoja e të gjithëve atyre që kanë shpresë tek ai. (2 i Samuelit 22:31)
- Lum ata që gjejnë strehë tek ai. (Psalmi 2:12)
- Zoti është i mirë, është një fortesë në ditën e fatkeqësisë; ai i njeh ata që kërkojnë strehë tek ai. (Nahumi 1:7)
Ne nuk fitojmë apo meritojmë ndonjë gjë duke gjetur strehë në Perëndinë. Strehimi për shkak se jemi të dobët dhe kemi nevojë për mbrojtje, nuk është një vepër e cila lartëson vetëmjaftueshmërinë tonë. Gjithçka që bën është të tregojë se ne e konsiderojmë veten si të pafuqishëm dhe vendin e fshehtë e konsiderojmë si një vend shpëtimi.
Në të gjitha ato premtime që sapo citova, kushti i bekimit të madh nga Perëndia është që ne të gjejmë strehë tek Ai. Ai kusht nuk është një vepër merite; është një kusht dëshpërimi dhe pranimi i dobësisë, i nevojës dhe i besimit tonë.
Dëshpërimi nuk kërkon me ngulm dhe as meriton; ai përgjërohet për mëshirë dhe kërkon hir.
Scripture
About this Plan

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.
More
Related Plans

Revelation | Reading Plan + Study Questions

Identity & Temptation

Who Is Jesus? 7 Days in the 'I Am' Statements

The Thief of Everything

HZY | BRP Week 1 - Introduction to Faith

Prayer - Empowered to Go

The Creator’s Authority: 5 Steps to a Fearless Creative Life

Two-Year Chronological Bible Reading Plan (First Year-July)

Faith in the Process: Trusting God's Timing & Growth
