YouVersion Logo
Search Icon

Solid Joys ShqipSample

Solid Joys Shqip

DAY 164 OF 366

Ndihmo mosbesimin tim

Sepse, nëpërmjet hirit që më është dhënë, i them secilit që është mes jush të mos mendojë më lart sesa duhet të mendojë, por të mendojë në mënyrë të përkorë, sipas masës së besimit që Perëndia i ndau secilit. (Romakëve 12:3)

Në kontekstin e këtij vargu, Pali është i shqetësuar që njerëzit po mendonin për veten “më lart sesa duhet të mendonin”. Kura e tij finale për këtë krenari është që të thotë se dhuntitë frymërore jo vetëm që janë punë e hirit të lirë të Perëndisë në jetën tonë, por i tillë është edhe vetë besimi me të cilin ne i përdorim ato dhunti. “...sipas masës së besimit që Perëndia i ndau secilit.”

Kjo do të thotë se ne na hiqet çdo arsye e mundshme për t’u mburrur. Si mund të mburremi nëse edhe kualifikimi për marrjen e dhuntive është vetë dhuratë?

Kjo e vërtetë ka një ndikim të thellë në mënyrën se si lutemi. Jezusi na jep shembullin te Luka 22:31-32. Para se Pjetri ta mohojë Atë tri herë, Jezusi i thotë: “Simon, Simon, ja, Satani ka kërkuar t’ju shoshë ashtu siç shoshet gruri. Por unë jam lutur për ty, që besimi yt të mos mpaket; dhe ti, kur të kthehesh, forco vëllezërit e tu.”

Jezusi u lut që besimi i Pjetrit të forcohej edhe përmes mëkatit të mohimit, sepse Ai e di që Perëndia është Ai që jep besim. Prandaj, edhe ne duhet të lutemi ashtu siç u lut Jezusi—për veten tonë dhe për të tjerët, që Perëndia të na e forcojë besimin tonë.

Kështu edhe babai me djalin epileptik, klithi: “Unë besoj, o Zot, ndihmo mosbesimin tim.” (Marku 9:24). Kjo është një lutje e mirë. Ajo pranon se pa Perëndinë, ne s’mund të besojmë ashtu si duhet të besojmë.

Le të lutemi çdo ditë: “O Zot, faleminderit për besimin tim. Zot mbështete, forcoje, thelloje. Mos lejo që të dështojë. Bëje besimin fuqinë e jetës time, që në gjithçka që bëj, Ti të marrësh lavdinë si Dhuruesi i madh. Amen.”

Scripture