Solid Joys ShqipSample

Besim për të ardhmen
Sepse të gjitha premtimet e Perëndisë janë në të “po”. (2 e Korintasve 1:20)
Nëse “të gjitha premtimet e Perëndisë e gjejnë Po-në e tyre në [Jezusin]”, atëherë t’i besosh Atij tani, në të tashmen, do të thotë të besosh se premtimet e Tij do të përmbushen.
Këto nuk janë dy besime të ndara—t’i zësh besë Atij dhe të besosh në premtimet e Tij. T’i besosh Jezusit—të besosh në Jezusin për shpëtim—do të thotë të besosh se Ai e mban fjalën e vet. Të jesh i kënaqur në Jezusin e kryqëzuar dhe të ringjallur përfshin besimin që në çdo moment të ardhshëm, për gjithë përjetësinë, asgjë nuk do të mund të na ndajë nga dashuria e Tij, ose ta pengojë atë që t’i bëjë të gjitha gjërat të bashkëveprojnë për të mirën tonë. Ajo “e mirë”, në fund të fundit, është shikimi dhe shijimi i bukurisë dhe vlerës së Perëndisë në Krishtin si Thesari ynë më i madh.
Siguria që kjo e mirë, e cila na kënaq plotësisht do të jetë e disponueshme për ne në përjetësi, bazohet mbi gjithë hirin e lavdishëm të së shkuarës, sidomos në hirin që Perëndia nuk e kurseu Birin e Tij, por e dha për të gjithë ne (Romakëve 8:32).
Ne kemi nevojë që të shijojmë tani bukurinë frymërore të Perëndisë në të gjitha arritjet e Tij të shkuara—sidomos në vdekjen dhe ringjalljen e Krishtit për mëkatet tona—dhe në të gjitha premtimet e Tij. Të rrënjosur në këtë hir të së shkuarës, siguria dhe besimi ynë kapen fort pas gjithë sa vetë Perëndia do të jetë për ne në çastin tjetër, në muajin tjetër dhe në epokat e pafundme të përjetësisë.
Është Ai dhe vetëm Ai i cili do ta kënaqë shpirtin në të ardhmen. Ne duhet të jemi të sigurt për këtë të ardhme, nëse duam të jetojmë atë jetë radikale të krishterë që Krishti na thërret të jetojmë këtu dhe tani.
Nëse shijimi ynë i tanishëm i Krishtit—besimi ynë i tanishëm—nuk e ka në vetvete Po-në e të gjitha premtimeve të Perëndisë, nuk do ta përqafojë fuqinë e shërbimit radikal në fuqinë që Perëndia (në çdo çast në të ardhmen) do ta sigurojë (1 e Pjetrit 4:11).
Lutja ime është që reflektimi i tillë mbi natyrën e besimit në hirin e ardhshëm, do të na ndihmojë të evitojmë deklaratat e cekëta dhe tepër të thjeshta rreth besimit të premtimeve të Perëndisë. Ky besim është një gjë e thellë dhe e mrekullueshme.
Scripture
About this Plan

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.
More
Related Plans

To You, Oh Lord

The Effective Mom 5-Day Devotional for the Busy Mom

Evangelistic Prayer Team Study - How to Be an Authentic Christian at Work

Name Above All

God's Great Story

Holy Spirit

Road to Pentecost: Five Days of Spiritual Renewal

The Joy

Being Courageous for the Lord: Devotions for Girls (I Am Fearless)
