Solid Joys ShqipSample

Pesëmbëdhjetë taktika për gëzimin
Ti do të më tregosh shtegun e jetës; ka plot gëzim në praninë tënde; në të djathtën tënde ka kënaqësi në përjetësi. (Psalmi 16:11)
Në këtë jetë me mëkat dhe dhimbje, gëzim është nën sulm, ashtu si edhe besimi. Pali i thotë Timoteut: “Lufto luftën e mirë të besimit” (1 e Timoteut 6:12). Kështu duhet bërë dhe me gëzimin. Ne duhet të punojmë dhe duhet të luftojmë për të. Pali u thotë korintasve: “Jemi bashkëpunëtorë të gëzimit tuaj” (2 e Korintasve 1:24).
Si, pra, të luftojmë për gëzimin? Ja ku janë 15 taktika:
1. Kupto se gëzimi i vërtetë në Perëndinë është një dhuratë.
2. Kupto se për gëzimin duhet të luftosh pa pushim. Dhe mos u pengo nga paradoksi i këtyre dy taktikave të para!
3. Vendos që ta sulmosh çdo mëkat të njohur në jetën tënde me anë të fuqisë së Frymës së Shenjtë.
4. Mëso sekretin e fajit të guximshëm—si të luftosh si një mëkatar i drejtësuar.
5. Kupto se beteja është kryesisht një luftë për të parë—për të parë Perëndinë ashtu siç është Ai.
6. Medito ditë e natë mbi fjalën e Perëndisë.
7. Lutu me zell dhe vazhdimisht që të të hapen sytë e zemrës dhe për një prirje drejt Perëndisë.
8. Mëso t’i predikosh vetes, në vend që ta dëgjosh veten.
9. Kalo kohë me njerëz, të cilët ecin ngushtë me Perëndinë, që të ndihmojnë të shohësh Perëndinë dhe ta luftosh betejën.
10. Tregohu i duruar në çastet e errëta, kur duket sikur Perëndia nuk është pranë.
11. Çlodhu, stërvitu dhe mbaj dietën e duhur për të cilat trupi yt u krijua nga Perëndia.
12. Përdore si duhet zbulesën e Perëndisë në natyrë—bëj një shëtitje në pyll.
13. Lexo libra të mirë për Perëndinë dhe biografi të shenjtorëve të famshëm.
14. Bëj gjënë e vështirë dhe të dashur për hir të të tjerëve (dëshmia jote verbale dhe veprat e mëshirës).
15. Përqafo një vizion global për kauzën e Krishtit dhe investo nga vetja jote për ata që nuk e njohin Zotin.
Secila prej këtyre taktikave ka vargje biblike që i mbështesin. Nëse doni t’i shihni ato vargje, mund t’i gjeni në librin tim When I Don’t Desire God: How to Fight for Joy .
Scripture
About this Plan

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.
More
Related Plans

Clothed in My Right Mind

Kingdom Masculinity

Surrender

The Kingdom Manifesto

Lasting Treasures From Loving God & Others: Devotions for Girls (I Am Available)

How to Know Jesus Personally – Start Your Faith Journey Today

The Sex Factor: By Jennifer Maggio

Prayer Works - Vol. 1: Praying at All Times

Unboxed: Anchored
