YouVersion Logo
Search Icon

Solid Joys ShqipSample

Solid Joys Shqip

DAY 12 OF 366

Çelësi i përjetimit

Dhe Perëndia mund të bëjë që gjithë hiri të teprojë ndaj jush, që të keni gjithnjë mjaft në çdo gjë dhe t’ju teprojë për çfarëdo vepre të mirë. (2 e Korintasve 9:8)

E dimë se besimi në hirin e ardhshëm të Perëndisë është çelësi i përjetimit të bujarisë, për shkak se te 2 e Korintasve, Pali na paraqet këtë premtim të mrekullueshëm: “Perëndia mund të bëjë që gjithë hiri të teprojë ndaj jush, që të keni gjithnjë mjaft në çdo gjë dhe t’ju teprojë për çfarëdo vepre të mirë” (2 e Korintasve 9:8).

E thënë ndryshe, nëse do të jesh i lirë nga nevoja për ta grumbulluar paranë tënde, nëse do që të përjetosh mbushulli (të hirit!) për çdo vepër të mirë, atëherë vendose besimin tënd në hirin e ardhshëm. Besoji premtimit që Perëndia mund të bëjë që gjithë hiri të teprojë ndaj jush”, në çdo çast në të ardhmen, pikërisht për këtë qëllim.

Sapo e quajta besimin në hirin e ardhshëm “çelësin e përjetimit” të bujarisë, që të mos mohoj se ka gjithashtu edhe një çelës historik. Ka një çelës përjetimi dhe një çelës historie. Kur flet për hirin që ata morën, Pali i kujton korintasit për çelësin historik të hirit: “Sepse ju e njihni hirin e Zotit tonë Jezu Krisht, që, duke qenë i pasur, u bë i varfër për ju, që ju të bëheni të pasur me anë të varfërisë së tij” (2 e Korintasve 8:9).

Pa këtë vepër historike të hirit, dera e bujarisë që lartëson Krishtin do të mbetej e mbyllur. Hiri i mëparshëm është një çelës i pazëvendësueshëm për dashurinë.

Por vë re se si funksionon hiri i mëparshëm në këtë varg. Ai hir është bërë themeli (Krishti u bë i varfër) i hirit të ardhshëm (që ju të bëheni të pasur). Prandaj, çelësi historik për bujarinë tonë funksionon duke hedhur një themel poshtë çelësit të përjetimit, që është besimi në hirin e ardhshëm.

Pra, çelësi i përjetimit të dashurisë dhe bujarisë është ky: Vendose besimin tënd në hirin e ardhshëm, në mënyrë të patundur—domethënë, që Perëndia mund (në të ardhmen) të bëjë që gjithë hiri (i ardhshëm) të teprojë ndaj jush”—që nevojat e tua të plotësohen dhe që të jesh në gjendje të gufosh me dashurinë e bujarisë.

Liria nga lakmia vjen prej besimit në hirin e ardhshëm të Perëndisë, besim që të kënaq plotësisht.

Day 11Day 13