Solid Joys ShqipSample

Një e ardhme për dështimet
“Mos u frikësoni; edhe pse keni bërë gjithë këtë të keqe, mos lini së ndjekuri Zotin, por shërbejini Zotit me të gjithë zemrën tuaj. Mos u largoni për të ndjekur gjëra të kota, që nuk vlejnë, as çlirojnë, sepse janë gjëra të kota. Sepse Zoti nuk do ta braktisë popullin e tij, për hir të emrit të tij të madh, sepse i pëlqeu Zotit t’ju bëjë popullin e vet.” (1 e Samuelit 12:20-22)
Pasi izraelitët përballen me frikën dhe pendohen për mëkatin e tyre në lidhje me kërkesën që Samueli t’u jepte një mbret, ashtu si kombet e tjera, atëherë erdhi lajmi i mirë: “Mos u frikësoni; edhe pse keni bërë gjithë këtë të keqe.” A e dëgjon se sa pa vend tingëllon kjo—sa e pavend, por e mrekullueshme? Ndoshta prisje që Samueli të thoshte: “Frikësohuni, sepse keni bërë gjithë këtë të keqe.” Kjo është një arsye e mirë për t’u frikësuar: keni bërë të keqe të madhe, sepse keni kërkuar një mbret tjetër, përveç Perëndisë! E megjithatë, Samueli nuk e tha këtë. “Mos u frikësoni; edhe pse keni bërë gjithë këtë të keqe.”
Ai shton: “Mos lini së ndjekuri Zotin, por shërbejini Zotit me gjithë zemrën tuaj. Mos u largoni për të ndjekur gjëra të kota, që nuk vlejnë e as çlirojnë, sepse janë gjëra boshe.”
Ky është ungjilli: Edhe pse keni mëkatuar shumë dhe e keni çnderuar plotësisht Zotin, edhe pse tani keni një mbret, për të cilin ngulët këmbë dhe ky është mëkat, edhe pse ai mëkat nuk mund të zhbëhet dhe as pasojat e tij të dhimbshme nuk mund të anashkalohen, ka ende një të ardhme dhe një shpresë. Ka mëshirë!
Mos ki frikë! Mos ki frikë!
Pastaj vjen themeli madhështor, baza dhe themeli i ungjillit te 1 e Samuelit 12:22. Pse nuk duhet të frikësohesh, edhe pse ke bërë një të keqe kaq të madhe? “Sepse Zoti nuk do ta braktisë popullin e tij, për hir të emrit të tijtë madh, sepse i pëlqeu Zotit t’ju bëjë popullin e vet.”
Baza e ungjillit është përkushtimi që Perëndia ka ndaj vetë emrit të Tij. A e dëgjove? Mos ki frikë, edhe pse ke mëkatuar: “Sepse Zoti nuk do ta braktisë popullin e tij, për hir të emrit të tij të madh.” Kjo duhet të ketë dy efekte tek ti: përulësi që të thyen zemrën, dhe lumturi ngadhënjyese. Përulësi për faktin se themeli i shpëtimit tënd nuk është vlera, që ti ke. Lumturi për shkak se shpëtimi yt është po aq i sigurt sa besnikëria e Perëndisë ndaj emrit të Tij. S’mund të ketë më shumë siguri se kaq!
Scripture
About this Plan

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.
More
Related Plans

His Mission, Our Marriage: Building a Christ-Centered Marriage

Journey Through 1 & 2 Peter and Jude

Relentless Love: Reflections on the Book of Jonah

Center of It All

Endurance: God’s Power for Your Weight Loss Journey

Dog Dad Devotions on Leadership, Loyalty and Love

The Gospel According to Mark: Jesus the Suffering Servant

Healing Family Relationships Through Compassion

DEPRESSION IS a LIE - a Podcast Series With Dustin Tavella
