YouVersion Logo
Search Icon

Plan Info

Gjueti Thesari 3Sample

Gjueti Thesari 3

DAY 5 OF 5

[IMAGE CONTENT] # Shoku Shokut ## Grepi Imagjinoni veten tuaj duke eksploruar në thellësi të oqeanit blu në nëndetësen tuaj… çfarë thesari do të gjeni? A e dini se 95% e botës nënujore është e pazbuluar? Por a e dini ju se 85% e specieve që jetojnë në botën tonë, madje as nuk janë emëruar? Po është e vërtetë, të gjitha këto krijesa që nuk janë vërejtur kurrë, asnjëherë, akoma. Ndoshta ti mund të ndihmosh t’u vendosësh një emër ndonjëherë. Po, ne jetojmë në një botë të mrekullueshme, plot me mundësi. Por kur ne i bindemi Perëndisë, atëherë më shumë mundësi të mrekullueshme ndodhin! Kur ne i bindemi Perëndisë, mrekullitë mund të ndodhin aktualisht! Mrekullitë që mund të ndryshojnë njerëzit komplet dhe ndryshojnë botën – dhe gjithçka fillon me ne kur ndajmë Lajmin e Tij të Mirë. Jezusi na thotë të gjithëve ne të bëjmë kështu: ## Libri > Pastaj u tha atyre: “Dilni në mbarë botën dhe i predikoni ungjillin çdo krijese   Marku 16:15 > ## Shiko Edhe një herë, çfarë është Lajmi i Mirë? Lajmi i Mirë është Jezusi! Jezusi na do ne. Jezusi vdiq për ne. Jezusi na fali ne. Edhe një herë, pse duhet ta ndajmë këtë Lajm të Mirë? Po, sepse Jezusi na urdhëroi ne kështu. Por gjithashtu, sepse në këtë mënyrë të gjithë njerëzit përreth nesh mund të takojnë Jezusin dhe të shikojnë sa i mrekullueshëm është Ai! Është për të qeshur sa shumë njerëz do të do të entuziazmohen aq shumë, për gjëra që nuk janë aq të rëndësishme. …Hej, kur McDonald’s hapi për herë të parë një restaurant në Kuvajt, radha e njerëzve që prisnin ishte shtatë milje e gjatë! Ishin shumë njerëz që prisnin për një burger. Po, një burger! Por ne kemi diçka më shumë të mrekullueshme për të ofruar, sesa thjesht një burger! Ne kemi Jezusin! Ne kemi Parajsën! Ne kemi jetën e vërtetë! ## Merr Si mund të flasësh për Jezusin? Një nga mënyrat më super të thjeshta është të ndash Gjuetinë e Thesarit Pocket-Manga. Miqtë e tu do të jenë të lumtur ta lexojnë atë, dhe kush e di, mbase ata mund të jenë gati të pranojnë Jezusin gjithashtu. Në qoftë se ti nuk e ke lexuar akoma, merr pak minuta kohë ta lexosh Gjuetinë e Thesarit të Pocket-Manga ose mund ta shkarkosh Aplikacionin i Gjuetisë së Thesarit. Ju mund ta gjeni Gjuetinë e Thesarit në faqen e internetit : [ https://sq.treasurehuntproject.com/ ](https://sq.treasurehuntproject.com/) MEQË RA FJALA, JENI MË TË MIRËT! Dr. Andy

Scripture

Day 4

About this Plan

Gjueti Thesari 3

Bëhuni gati për aventurën më të mrekullueshme! Seria e Gjuetisë së Thesarit, do t'ju përfshijë në aventurën e mrekullueshme të Perëndisë si asnjëherë më parë! Temat e tre planeve janë; të gjesh besimin, të gjesh identite...

More

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy