YouVersion Logo
Search Icon

Plan Info

Gjueti Thesari 3Sample

Gjueti Thesari 3

DAY 3 OF 5

[IMAGE CONTENT] # Vendi më i keq se kudo ## Grepi Është një vend që asnjë nuk do të mendojë të shkojë – a mund të mendoni se ku? Oh po, është e vërtetë – ndoshta as ju nuk doni të mendoni për të sigurisht. Jo, ne nuk po flasim për klasën e matematikës, është diçka tjetër, shumë më keq. Ky vend është gjithmonë zjarr dhe aty ka gjithmonë dhimbje dhe agoni. Çdonjeri atje e urren njëri-tjetrin dhe veten e tyre. Gjithmonë pendohen që e humbën shansin e tyre, humbën shancet për tërë jetën, për të ardhur tek Perëndia dhe të ishin të falur, dhe të merrnin jetën e përjetshme. Por ata e shtynë këtë mundësi për një kohë tjetër. Ata ndoshta edhe e përqeshën Zotin, dhe u tallen me idenë e Ferrit. Po është e vërtetë, unë e thashë,— vendi që ne po flasim është Ferri. Dhe kur ju mendoni për Ferrin, për çfarë saktësisht mendoni? Si ju duket? Po e di, ju nuk doni të flisni për këtë, LOL, por Jezusi flet shumë për të. Çfarë vendi është Ferri? Mirë, tek libri i Mateut, Jezusi përshkruan Ferrin gjashtë herë dhe në të gjashtë herët, Ai përdor saktësisht të njëjta fjalë, se njerëzit atje : “qajnë dhe kërcëllijnë dhëmbët”. Dhe kjo nuk është çështje qesharake — Ferri është vendi ku rri çdo përbindësh dhe demon, ku lëshohet çdo tmerr, çdo kthetër mjerimi. Jezusi e bën të qartë; Ferri është i vërtetë: ## Libri > Dhe kur të vijë Biri i njeriut në lavdinë e Tij, bashkë me të gjithë engjëjt e shenjtë, atëherë do të ulet mbi fronin e lavdisë së Vet.  Dhe të gjithë kombet do të mblidhen para Tij; dhe Ai do ta ndajë njërin nga tjetri ashtu si i ndan bariu delet nga cjeptë. Dhe delet do t’i vërë në të djathtën e Tij dhe cjeptë në të majtën. Atëherë Mbreti do t’u thotë atyre që do të jenë në të djathtën e Tij: Ejani, të bekuar të Atit Tim; merrni në trashëgim mbretërinë që u bë gati për ju që nga krijimi i botës. Sepse pata uri dhe më dhatë për të ngrënë, pata etje dhe më dhatë për të pirë; isha i huaj dhe më pritët, isha i zhveshur dhe më veshët, isha i sëmurë dhe ju më vizitonit, isha në burg dhe erdhët tek Unë". Pastaj Ai do t’u thotë edhe atyre që do të jenë në të majtë: "Largohuni nga Unë të mallkuar, në zjarr të përjetshëm, të përgatitur për djallin dhe engjëjt e tij. Dhe ata do të shkojnë në mundim të përjetshëm, dhe të drejtët në jetën e përjetshme. > Mateu 25:31-36, 41, 46 > ## Shiko Në fund të botës, Jezusi do të ndajë çdonjërin në dy grupe njerëzish. Çfarë janë dy grupet? Ata që janë të Tijtë, (metafora e deleve) dhe ata që nuk janë të Tijtë (metafora e cjepve). Ku do të shkojë secili grupi? Po, e vërtetë, ata që janë të Tijtë do të hyjnë në mrekullinë e Parajsës, dhe ata që nuk janë të Tijtë do të shkojnë në Ferrin e frikshëm. Aktualisht, ju dhe unë dhe çdonjëri meriton të shkojë në Ferr, por me Jezusin ne jemi të shpëtuar. Aktualisht, çdonjëri mund të shkojë në Parajsë!!!! Është çmenduri të mendosh se shumë njerëz do të shkojnë aktualisht në Ferr! Tani le të bëhet e vërtetë, ti do që ASNJERI të mos shkojë në Ferr. Ferri është tmerri i tmerreve, dhe ashtu si Jezusi tha, është Ferr i përjetshëm. Ne mund të bëjmë diçka për këtë gjë. Jezusi ynë u torturua dhe vdiq, për të na shpëtuar ne. Ai u ofron gjithkujt dhuratën e faljes, dhe ne duam që t’u japim atyre mundësinë për ta marrë këtë dhuratë. Kështu, fillo t’i kërkosh Perëndisë të të përdorë ty për të ndihmuar në shpëtimin e njerëzve. Gjëja e parë që duhet të bësh është të fillosh të lutesh për këta njerëz… ## Merr Merr një minutë kohë për të menduar për kë dëshiron të lutesh. Lutu që zemrat e tyre do të jenë të hapura për Jezusin. MEQË RA FJALA, JENI MË TË MIRËT! Dr. Andy
Day 2Day 4

About this Plan

Gjueti Thesari 3

Bëhuni gati për aventurën më të mrekullueshme! Seria e Gjuetisë së Thesarit, do t'ju përfshijë në aventurën e mrekullueshme të Perëndisë si asnjëherë më parë! Temat e tre planeve janë; të gjesh besimin, të gjesh identite...

More

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy