YouVersion Logo
Search Icon

Plan Info

Gjueti Thesari 3Sample

Gjueti Thesari 3

DAY 4 OF 5

[IMAGE CONTENT] # Shkoni përpara dhe bërtisni! ## Grepi A e dini kutimin e fjalës rrasë, (një lloj shkëmbi) në Malajzi? E thjeshtë! Është; sejenis batu berwarna kelabu kebiru-biruan yang selalu digunakan sebagai atap ruman Haha! Përpiqu ta thuash tani dhjetë herë shpejt! Kështu, sa gjuhë mund të flisni ju? Tani mendo për mësimin e një gjuhe të huaj kur ju nuk mund ta dëgjoni…. Ose ta shikoni! A keni dëgjuar për Helen Keller? Kur ajo ishte një bebe, ajo u sëmur me temperaturë. Për shkak të kësaj, ajo mbeti e shurdhër dhe memece. Po, është e vërtetë, ajo nuk mundi të shikonte dhe të dëgjonte. A e imagjinoni se çfarë do të thotë kjo? Komplet në errësirë dhe totalisht në qetësi. Madje dhe e ecura në dhomë mund të jetë e vështirë! Por më pas, Helen mësoi të komunikojë duke bërë shenja me duart e saj dhe duke ndjerë shenjat në duart e njerëzve të tjerë. Dhe Helen nuk mësoi vetëm gjuhën e shenjave, ajo gjithashtu mësoi edhe Gjuhën Angleze. Dhe jo vetëm Gjuhën Angleze, po dhe Frëngjisht dhe madje edhe Gjermanisht! Pa parë, ose pa dëgjuar asnjë fjalë!!!! Dhe e dini çfarë? Helen foli për Perëndinë në të gjithë botën. Helen asnjëherë nuk bëri justifikime në problemet e saj, dhe ky varg i Biblës përmbledh jetën e saj… ## Libri > Kremtoni Zotin, thërrisni emrin e Tij, i bëni të njohura veprat e Tij midis popujve, shpallni që emri i Tij është i lartësuar. Këndojini lavde Zotit, sepse ka bërë gjëra të madhërishme; kjo të dihet mbi gjithë tokën. > Isaia 12:4b-5 > ## Shiko Le të shikojmë më thellë se çfarë na tregon ky varg për atë që ne duhet të bëjmë: Çfarë duhet të vendosim në vendet bosh?  Jepini ______. Bëjeni _______. Tregoni _______. OK—tregoji kombeve për Perëndinë…. Çfarë do të thotë “kombeve”? Duket sikur ka kuptimin “të gjithë botës”, a nuk është kështu? Kështu, ne jemi këtu për të treguar (dëshmuar) gjërat e mëdha që Perëndia ka bërë – tek të gjithë, kudo! A mund ta bësh këtë? Mirë, Helen Keller e bëri. Duke e krahasuar, është shumë më e thjeshtë për shumë nga ne apo jo? (dhe Helen nuk kishte Rrjetin e Gjerë të Internetit, apo Instagramit!) nëse ne mund të shohim dhe të dëgjojmë, ne mund të dëshmojmë shumë thjesht. ## Merr Është e thjeshtë, dhe ja ku është tani … Përfundoje këtë fjali: Jezusi është madhështor për mua sepse ________________________________. gjeni një apo më shumë njerëz, që nuk e njohin Jezusin, dhe tregoju atyre për Atë. Jezusi do të jetë i lumtur vërtet kur ju ta bëni këtë. MEQË RA FJALA, JENI MË TË MIRËT! Dr. Andy

Scripture

Day 3Day 5

About this Plan

Gjueti Thesari 3

Bëhuni gati për aventurën më të mrekullueshme! Seria e Gjuetisë së Thesarit, do t'ju përfshijë në aventurën e mrekullueshme të Perëndisë si asnjëherë më parë! Temat e tre planeve janë; të gjesh besimin, të gjesh identite...

More

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy