Premtime Për Çdo DitëSample

Dashuria në Veprim
"Prej kësaj do t’ju njohin të gjithë [njerëzit] që jeni dishepujt e mi, nëse keni dashuri për njëri-tjetrin [nëse vazhdoni të tregoni dashuri për njëri-tjetrin]." – Gjoni 13:35
Si të Krishterë, ne jemi thirrur t’u tregojmë dashuri të tjerëve. Ashtu si edhe vargu më sipër thotë. Të tjerët do të na njohin që jemi dishepuj të Jezusit, nëse duam njëri-tjetrin [nëse vazhdojmë të tregojmë dashuri për njëri-tjetrin] (Gjoni 13:35).
Shumë njerëz e konsiderojnë dashurinë “thjesht një ndjenjë”, por është shumë më tepër se kaq. Dashuria e vërtetë shfaqet përmes veprimeve tona.
Këto veprime nuk duhet të jenë befasuese apo marramendëse. Një nga mënyrat më të mira si të tregojmë dashurinë e Jezusit është nëpërmjet veprimeve të thjeshta që bëjmë çdo ditë…
Mund t’i dhurojmë dikujt diçka ose të bisedojmë me dikë që ndihet i dëshpëruar dhe ka nevojë për një mik. T’i japim një pako ushqimesh një nëne të vetme që jeton në cep të rrugës dhe ka nevojë për ushqime.
Të tregosh dashuri mund të jetë aq e thjeshtë, sa të buzeqeshësh dhe përshëndesësh një person në rrugë, në sallë apo në një dyqan.
Ka shumë mënyra si të shfaqësh dashurinë e Krishtit. Ndërsa u tregojmë dashurinë e Tij të tjerëve, kjo mund të zbusë zemrën e tyre dhe pa e kuptuar ne, ata do të gjejnë mënyra si t’ua përcjellin këtë dashuri të tjerëve!
Prandaj, festo dashurinë e Krishtit dhe lejo Atë të të drejtojë. A po vendos Ai dikë në zemrën tënde tani?
Unë dua që dashuria ime për Jezusin të reflektohet në sjelljen time ndaj të tjerëve. Unë dua ta përcjell këtë dashuri tek të tjerët, edhe tek ata, të cilët mund të jetë e vështirë për t’i dashur. Nëse unë mund të zbus zemrën e ngurtësuar të një personi me dashurinë e Perëndisë, ndoshta ky person do të zbusë zemrën e dikujt tjetër me dashuri. Ky person do të pasojë dashuri tek dikush tjetër dhe kështu dashuria e Perëndisë do të vazhdojë… Dhe së shpejti ne do të kemi një revolucion dashurie!
Lutje:
Perëndi, unë dua që dashuria ime për Ty të reflektohet tek sjellja ime ndaj të tjerëve, tek mënyra si unë shfaq dashuri për të tjerët. Më trego rrugët si t’i shfaq dashurinë kujtdo dhe çdokujt që Ti sjell në jetën time.
Scripture
About this Plan

Nise ditën tënde me një mësim praktik biblik nga Joyce Meyer. Ky devocion i përditshëm do të të japë shpresë, ndihmë, do të rifreskojë mendjen dhe do të zbulosh që mund të jetosh me qëllim dhe pasion çdo ditë!
More
Related Plans

Jesus Loves Me

Two-Year Chronological Bible Reading Plan (First Year-June)

The Key to the Future You Want

Trusting and Showing Trustworthiness: A 3-Day Marriage Plan

A Kid's Guide To: Doing Hard Things With God

Beyond Desolation: What to Do When You Have Nothing Left

Immersed: Out of the Shallows Into the Deep

Purpose, People, & Prevention: Thriving in Public Health With God

Is There Hope for My Marriage? One Good Reason to Stay Together
