Premtime Për Çdo DitëSample

Kufijtë Kanë Një Qëllim!
"Ki besim tek Zoti me gjithë zemër dhe mos u mbështet në gjykimin tënd; pranoje në të gjitha rrugët e tua dhe ai do të drejtojë shtigjet e tua." – Fjalët e Urta 3:5-6
Disa nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëjmë janë ushtrimi i vet-kontrollit dhe vet-disiplinimit, vendosja e kufijve dhe limiteve në jetën tonë. Një jetë që nuk ka disiplinë është e mbushur me pakujdesi.
Fjala e Perëndisë vendos kufijtë e duhur për të na mbajtur në zonën e mbrojtur. Na dikton se çfarë mund të bëjmë dhe çfarë është më mirë të mos e bëjmë, në mënyrë që të jemi të mbrojtur.
Si të Krishterë mund të mendojmë që është emocionuese të jetojmë një jetë në limit. Na pëlqen të themi: “Po! Kështu jam unë! Jetoj në limit!” Është bërë një mënyrë popullore e të parit të jetës. Megjithatë, për të qënë e sinqertë, Zoti nuk dëshiron që ne të jetojmë kështu, sepse ndryshe nuk do të kemi kufij ndaj gabimeve.
Autostradat kanë vija, një për çdo anë dhe një në qëndër. Këto vija përcaktojnë kufijtë për sigurinë tonë, ndërsa ngasim makinën. Nëse kalojmë vijën në anë, mund të rrëzohemi në kanal. Nëse kalojmë vijën në qëndër, mund të vritemi. Na pëlqejnë këto vija, sepse na mbajnë të sigurtë.
Kështu është edhe me jetët tona personale. Kur ne kemi barriera dhe kufij, ndihemi shumë më mirë dhe përjetojmë paqen e Zotit.
Çelësi është të shkojmë te Fjala e Perëndisë, aty, ku Ai ka vendosur gjithë barrierat që na duhen për të jetuar. Lejo Perëndinë të drejtojë rrugën tënde çdo ditë.
Lutje:
Perëndi, unë e njoh nevojën për kufij në jetën time. Ndërsa lexoj Fjalën tënde, më trego si të përdor kufijtë e Tu të shëndetshëm në jetën time sot.
Scripture
About this Plan

Nise ditën tënde me një mësim praktik biblik nga Joyce Meyer. Ky devocion i përditshëm do të të japë shpresë, ndihmë, do të rifreskojë mendjen dhe do të zbulosh që mund të jetosh me qëllim dhe pasion çdo ditë!
More
Related Plans

Jesus Loves Me

____ for Christ - Salvation for All

God, Not the Glass -- Reset Your Mind and Spirit

One New Humanity: Mission in Ephesians

Conversation Starters - Film + Faith - Redemption, Revenge & Justice

The Art of Being Still

The Way to True Happiness

Be Sustained While Waiting

Virtuous: A Devotional for Women
