LLUKËSË Krej 20.
Krej 20.
1Edhe ndë një nga ato dit, ay lur po mësonte llauzë ndë hieroret, edhe epte zën’e mirë, kryeprifitërit’ edhe shkronjësitë bashkë me pleqt erdhë siprë ati.
2Edhe i folnë, tuke thënë: “Na thuaj, me çfarë pushteti bën këto? Cili ësht’ ay që të ka dhënë këtë pushtet?”
3Edhe ay u përgjeq e u tha atyre: “Edhe unë do t’u pyes juve një fialë, edhe më thoni:
4Pagëzimi i Joannit prej qielli ishte, a prej njerëzish?”
5Edhe ata mendoneshinë me vetëhe, tuke thënë, se: “Ndë thënçim: Prej qielli, do të thotë:
6Përse s’i besuatë pra? Edhe ndë thënçim: Prej njerëzish, gjithë llauzi do të na rrahë me gurë, sepse u është mbushurë mëndëja, se Joanni është profit.”
7Edhe u përgjeqnë, se nukë dinë nga ishte.
8Edhe Jisuj u tha atyre: “As unë nuk’ u them juve me çfarë pushteti bënj këto.”
9Pastaj zuri t’i thoshte llauzit këtë paravoli: “Një njeri mbolli një vështë, edhe e dha ndër bujq, edhe vate ndë dhe të huaj e ndenji atie mjaft kohë.
10Edhe ndë kohët të pemëvet dërgoj një shërbëtuar te bujqitë, që t’i epinë prej pemësë vështit; po bujqit’ e rrahnë, edhe e dërguanë sbrazëtë.
11Edhe përsëri dërgoj një tiatrë shërbëtuar; po ata edhe atë e rrahnë, edhe e turpëruanë, edhe e dërguanë sbrazëtë.
12Edhe përsëri dërgoj një të tretë; po ata edhe këtë e bënë me plagë edhe e dbuanë.
13Edhe i zoti vështit tha: “Ç’të bënj? Le të dërgonj tem bir të dashurinë; mbase, kur të shohënë këtë, do të kenë turp.”
14Po bujqitë kur e panë atë, mendoneshinë me vete, tuke thënë: “Kyj është trashëgimtari; ejani, le ta vrasmë, që të na mbesë trashëgimi.”
15Edhe e nxuarnë jashtë vështit, edhe e vranë. Ç’do t’u bënjë atyre i zoti vështit?
16Do të vinjë e do t’i prishnjë këta bujqitë, edhe vështinë do t’ua apë të tierëve.” Po ata kur ndigjuanë, thanë: Qoftë lark!
17Edhe ay shtyri sytë e u tha atyre: “Ç’është pra këjo që është shkruarë: “Atë gur që nuk’ e pëlqyen’ ata që ndërtonjënë, kyj u bë për krye cepi?”
18Gjithëkush të bierë mbi atë gur do të copëtonetë; edhe mbi atë që të bierë, do t’e dërrmonjë.
19Edhe kryepriftërit’ e shkronjësitë kërkuanë të vënë duartë mbi atë nd’ atë orë; po patnë frikë nga llauzi; sepse e muarrë vesh, se për ata e tha këtë paravoli.
20Edhe ata si ruajtnë, dërguanë përgjonjës, që shtiheshinë se janë të drejtë, që ta zijnë me fialë për të dhënë ndë dorë të urdhërit, edhe ndë pushtet të qivernitarit.
21Edhe e pyetnë, tuke thënë: “Mësonjës, e dimë se flet edhe mëson drejtë, edhe nuk’ i mban anë ndonjëu, po mëson udhën’ e Perëndisë me të vërtetë.
22Ësht’ e udhësë t’i apëmë nave Qesarit pagë, apo jo?”
23Edhe ay si mori vesh dinakërin’ e atyreve, u tha atyreve: “Përsë më gucitni?
24Dëftemëni një dhinar. Fytyrën’ e kujt, edhe përmbishkronjën’ e kujt ka këjo?” Edhe ata u përgjeqnë e thanë:
25“Të Qesarit.” Edhe ay u tha atyre: “Epni pra Qesarit ato që janë të Qesarit, edhe Perëndisë ato që janë të Perëndisë.”
26Edhe nukë muntnë t’e zijnë me fialë përpara llauzit; edhe u çuditnë për të përgjegjurit’ e ati, edhe s’bënë zë.
27U afruan’ edhe disa prej Sadhuqenjet që flasënë kundrë, se s’ka të ngjallurë, edhe e pyetnë, tuke thënë:
28“Mësonjës, Mojsiu na ka shkruarë: Ndë i vdektë ndonjëjt vëllaj që ka grua, edhe kyj të vdesë pa lënë djem, i vëllaj i ati të marrë gruanë, edhe të ngjallnjë farë për të vëllan’ e ti.
29Ishinë pra shtatë vëllezërë; edhe i pari mori grua, edhe vdiq pa djem.
30Edhe i dyti mori gruanë; edhe kyj vdiq pa djem.
31Edhe i treti mori atë; kështu edhe të shtattë; edhe nukë lanë djem, edhe vdiqnë.
32Edhe pas të gjithëve vdiq edhe gruaja.
33Ndë të ngjallurit pra cilit nga këta do të jetë gruaja, sepse të shtattë e patnë atë grua.”
34Edhe Jisuj u përgjeq e u tha atyre:
35“Të bijt’ e kësaj jete martonjën’ edhe martonenë; po ata që bënenë të zotritë të fitonjën’ atë jetë, edhe të ngjalluritë prej së vdekurish, as martonjënë, as martonenë.
36Sepse as të vdesënë nukë muntnjënë më; sepse janë posi ëngjëj; edhe janë të bijt’ e Perëndisë, kur janë të bijt’ e të ngjallurit.
37Edhe se ngjallenë të vdekuritë, edhe Mojsiu e dëfteu ndë ferrët, kur thotë: Zot Perëndin’e Avraamit edhe Perëndin’ e Isaakut edhe Perëndin’ e Jakovit.
38Sepse ay nuk’ është Perëndi të vdekurish, po të gjallësh; sepse të gjithë rronjënë nd’atë.”
39Edhe disa nga shkronjësit’ u përgjeqnë, e thanë: “Mësonjës, mirë the.”
40Edhe nukë kuxoninë t’e pyetinë më për ndonjë tiatrë gjë.
41Edhe ay u tha atyre: “Qysh thonë, se Krishti ësht’ bir’ i Dhavidhit?
42Edhe ay Dhavidhi vetë thotë ndë vivlit të psallmëvet: “I tha Zoti Zotit tim:
43Rri prej së diathtësë sime, gjersa të vë arëmiqt’ e tu ndënëkëmbje të këmbëvet tua.”
44Dhavidhi pra qjuan atë Zot, e qysh ësht’ i bir’ i ati?”
45Edhe gjithë llauzi kur po ndigjonte, u tha nxënëset të ti:
46“Ruhi nga shkronjësitë që duanë të ecënjënë të stolisurë, edhe duanë të përshëndetura ndëpër tregjet, edhe vëndet’ e parë ndëpër sinagogjit, edhe kryemësalla ndëpër darkat;
47Të cilëtë hanë shtëpit’ e të vavet, tuke shtyrë shkajk se falenë shumë. Këta do të marrënë më teprë mundim.”
ទើបបានជ្រើសរើសហើយ៖
LLUKËSË Krej 20.: DERKK79
គំនូសចំណាំ
ចែករំលែក
ចម្លង
ចង់ឱ្យគំនូសពណ៌ដែលបានរក្សាទុករបស់អ្នក មាននៅលើគ្រប់ឧបករណ៍ទាំងអស់មែនទេ? ចុះឈ្មោះប្រើ ឬចុះឈ្មោះចូល
Interconfessional Bible Society of Albania.

: