LLUKËSË Krej 21.
Krej 21.
1Edhe shtyri syt’ e pa të pasuritë që hidhinë dhuratat’ e tyre ndë kutit të elejmosinavet.
2Pa edhe një grua të ve edhe të vobektë tuke hedhur’ atie dy të imëta, edhe tha:
3“Për të vërtetë po u them juve, se këjo gruaja e ve edhe e vobektë hodhi më shumë se të gjithë;
4Sepse gjithë këta hothnë te dhuratat’ e Perëndisë prej së teprësë tyre, po këjo hodhi gjithë gjënë që pat prej së mbaruarësë.”
5Edhe disa kur thoshinë për hierorenë, se është e stolisurë me gurë të bukur’ e me dhurata, tha:
6“Këto që viri re, do të vinjënë dit, që ndër ato nukë do të mbetetë gur mbi gur, që të mos rrëzonetë.”
7Edhe e pyetnë, tuke thënë: “Mësonjës, kurë pra do të bënenë këto? Edhe ç’shenjë do të jetë, kur të bënenë këto?”
8Edhe ay tha: “Shikoni të mos gënjehi; sepse shumë vetë do të vinjënë mb’ emërit tim, tuke thënë, se: Unë jam; edhe: Koha u afrua.
9Mos shkoni pra prapa atyreve. Edhe kur të ndigjoni luftëra e trazyra, mos u frikësoni; sepse këto duhetë të bënenë më përpara; po nuk’ është përnjëherë të mbaruarëtë.”
10Atëhere u thoshte atyre: Do të ngrihetë komp kundrë kombi, edhe mbëretëri kundrë mbëretërie;
11Edhe do të bënenë tërmete të mëdhenj vënde mbë vënde, edhe zira e murtaja, edhe do të jenë frika e shenje të mëdha prej qiellit.
12Po para gjithë këtyreve do të vënë duart’ e tyre mbi ju, edhe do t’u ndiekënë, e do t’u apënë ndër duar ndëpër sinagogji e ndëpër burgje, tuke prurë juve ndëpër mbëretër’ e ndëpër qivernitarë për punët t’emërit tim.
13Edhe këjo do t’u gjanjë juve për martiri.
14Viri pra ndë zëmërat tuaja, mos viri ndër mënt përpara me ç’fialë të epni;
15Sepse unë do t’u ap juve gojë e dituri, që nukë do të muntnjënë të flasënë kundrë, as të dalënë kundrë gjith’ arëmiqtë tuaj.
16Edhe do të epi ndë dorë edhe prej përinç e prej vëllezërish e prej njerëzish tuaj e prej miqsh; edhe do të vrasënë disa prej jush.
17Edhe të gjithë do t’u kenë mëri për emrinë tim;
18Po asnjë qime floku prej kresë tuaj nukë do të humbetë.
19Me durimnë tuaj do të fitoni shpirtetë tuaj.
20Edhe kur të shihni Jerusalimënë rrethuarë prej ushtërive, atëhere merrni vesh se u afrua shkretim’ i asaj.
21Atëhere ata që të jenë ndë Judhe, le të ikënjënë ndëpër malet; edhe ata që të jenë brënda nd’ atë, le të dalënë jashtë; edhe ata që të jenë ndëpër fshatëra, le të mos hynjënë brënda nd’ atë.
22Sepse ato janë dit shpagimi, që të mbushenë gjith’ ato që janë shkruarë.
23Edhe mier ato gra që janë me barrë, e që kanë foshnjë mbë gji nd’ ato dit! Sepse do të jetë shtrëngim i math ndë dhet, edhe zemërim mbë këtë llaus.
24Edhe do të bijenë ndëpër gojë të thikësë, edhe do të skllavosenë ndëpër gjithë kombet; edhe Jerusalima do të shkeletë prej kombesh, gjersa të mbushenë kohërat’ e kombevet.
25Edhe do të jenë shenjë ndë diellë e ndë hënë e ndë yje; edhe mbi dhet shtrëngim kombesh tuke vrarë mëndëjenë; edhe do të gjëmonjë deti edhe valëtë.
26Njerëzet do t’u dalë shpirti nga frika e nga të priturit të vështiravet që vinë siprë botësë; sepse fuqiat’ e qijevet do të tundenë.
27Edhe atëherë do të shohënë të birin’ e njeriut tuke ardhurë ndë ret me fuqi e me lavdi të madhe.
28Edhe këto kur të zënë të bënenë, ngrini krerëtë tuaj e shihni; sepse po afronetë shpërblimi juaj.”
29Edhe u tha atyre një paravoli: “Shihni drurin’ e fikut edhe gjithë drunjtë.
30Tashti kur të çelenë, shihni e merrni vesh me vetëvetëhenë, se tashti vera ësht’ afërë.
31Kështu edhe ju, kur të shihni këto se bënenë, ta dini, se mbëretëria e Perëndisë ësht’ afërë.
32Vërtetë po u them juve, se kyj bres s’do të shkonjë, gjersa të bënenë të gjitha këto.
33Qielli edhe dheu do të shkonjënë, po fialët’ e mia nukë do të shkonjënë.
34Edhe viri re vetëhenë tuaj, se mos u rëndonenë zëmratë tuaja prej kresë rëndë e prej të dejturit e prej kujdesesh jetësë, e të vinjë përsipërë jush pa priturë ajo ditë.
35Sepse posi lak do të vinjë siprë gjith’ atyre që rrinë mbi faqen’ e gjithë dheut.
36Rrini squarë pra tuke luturë mbë çdo kohë, që të bëneni të zotëritë të ikëni prej gjith’ atyreve që do të bënenë, edhe të rrini përpara të birit njeriut.”
37Edhe ditën’ ay mësonte ndë hieroret, edhe natënë dilte jashtë, e shkonte natënë ndë mal që qjuhetë i Ullinjet.
38Edhe gjithë llauzi vinte që me natë tek ay ndë hieroret për të ndigjuar’ atë.
ទើបបានជ្រើសរើសហើយ៖
LLUKËSË Krej 21.: DERKK79
គំនូសចំណាំ
ចែករំលែក
ចម្លង
ចង់ឱ្យគំនូសពណ៌ដែលបានរក្សាទុករបស់អ្នក មាននៅលើគ្រប់ឧបករណ៍ទាំងអស់មែនទេ? ចុះឈ្មោះប្រើ ឬចុះឈ្មោះចូល
Interconfessional Bible Society of Albania.

: