LLUKËSË Krej 18.
Krej 18.
1U thoshte atyre edhe një paravoli, se duhetë të falenë përherë, edhe të mos lodhenë, tuke thënë:
2“Ishte një gjykatës ndë një qytet, që s’kishte frikë Perëndisë, edhe s’kishte turp nga njeri.
3Ishte edhe një e ve nd’atë qytet; edhe vinte tek ay, tuke thënë: “Bëmë gjyqnë që kam me kundrëgjyqësinë.”
4Edhe ay për shumë kohë nukë donte; po pastaj tha me vetëhe: “Po edhe ndë qoftë se s’i kam frikë Perëndisë, edhe s’kam turp nga njeri,
5Pak së paku, sepse ajo gruaja e ve më rëndon, le t’ia bënj gjyqnë, që të mos vinjë përherë e të më çajë kryetë.”
6Edhe Zoti tha: “Ndigjoni ç’thotë gjykatës’ i paudhë.
7Po Perëndia a nukë do të bënjë gjyqn’ e të sgjedhurëvet ti, që thërresënë tek ay nat’ e ditë, ndonëse bën zëmërën e gjerë për ata?
8Po u them juve, se do t’u bënjë gjyqnë atyre për së shpejti. Po kur të vinjë i biri njeriut, vallë do t’e gjenjë besënë mbi dhet?”
9Edhe u tha këtë paravoli atyre që shpëreninë mbë vetëhen’ e tyre, se janë të drejtë, edhe nuk’ i zijnë për gjë të tierëtë,
10“Dy njerës hipnë ndë hieroret, që të faleshinë, njëri ishte Farise edhe tiatri kumerqar.
11Fariseu ndenji e falej ndër vetëhe të ti, tuke thënë këto fialë: O Perëndi, të falem ndersë, se nukë jam posi njerëzit’ e tierë, rrëmbenjës, të paudhë, kurvarë, a edhe posi kyj kumerqar.
12Agjëronj dy herë ndë javët, ap të dhietënë nga gjithë sa kam.”
13Edhe kumerqari kishte ndenjurë prej së largu e nukë donte as sytë të ngrij përpietë ndë qiell, po rrihte kraharorin’ e ti, tuke thënë: O Perëndi, ndëje mua fajtorinë.
14Po u them juve, se kyj u këthye ndë shtëpit të ti më i drejtë se ay; sepse kushdo që ngre lart vetëhen’ e ti, do të përungjetë, edhe ay që përungj vetëhenë e ti, do të ngrihetë lart.”
15Edhe i prunë edhe foshnjetë që t’i zinte me dorë; edhe nxënësitë kur panë, i qërtuanë.
16Po Jisuj si i thërriti përanë, tha: “Liri çunat’e vegjëlë të vinjënë tek unë, edhe mos i ndalni, sepse të këtillëve është mbëretëri’ e Perëndisë.
17Vërte po u them juve, se Ay që të mos presë mbëretërin’ e Perëndisë posi një çun të vogëlë, nuk do të hynjë nd’ atë.”
18Edhe një i parë e pyeti, tuke thënë: “Mësonjës i mirë, ç’të bënj që të trashëgonj jetën’ e pasosurë?” Edhe Jisuj i tha:
19“Ç’më thua i mirë? Asnjë nuk’ ësht’ i mirë, përveç një Perëndie.
20I di porositë: “Mos kurvëronjç. Mos vraç. Mos viethç. Mos apç martiri të rreme. Ndero tët at’ e tët ëmë.”
21Edhe ay tha: “Të gjitha këto i kam ruajturë që mbë të rit tim.”
22Edhe Jisuj, kur ndigjoj këto, i tha: “Edhe një punë të mbetetë; shit gjithë ç’ke, edhe i ndaj ndëpër të vobegjit, edhe do të kesh thesar ndë qiell; edhe eja, e ngjitmu prapa.”
23Po ay kur ndigjoj këto, u hidhërua, sepse ishte fort i pasurë.
24Edhe Jisuj kur pa, se u hidhërua, tha: “Sa me të vështirë do të hynjënë ndë mbëretërit të Perëndisë ata që kanë gjë!
25Sepse më kollaj është të hynjë kamilla ndëpër vrimët të gjylpërësë, se i pasuri të hynjë ndë mbëretërit të Perëndisë.”
26Edhe ata që ndigjuanë thanë: “E kush munt të shpëtonjë?”
27Edhe ay tha: “Ato punë që s’munt të bënenë prej njerëzish, munt të bënenë prej Perëndisë.”
28Edhe Pietri tha: “Na neve te lam të gjitha, edhe të erthmë pas.”
29Edhe ay u tha atyre: “Me të vërtetë po u them juve, se nuk’ është ndonjë që la shtëpi, a përint, a vëllezërë, a grua, a djem, për punë të mbëretërisë Perëndisë,
30Që të mos trashëgonjë për një shumë ndë këtë kohë, edhe ndë jetët që vien jetën’ e pasosurë.”
31Pastaj ay mori mbë-nj’-anë të dy-mbë-dhietëtë, e u tha atyre: “Na tek po hipëjmë ndë Jerusalim, edhe gjithë sa janë shkruarë me anë të profitëvet për të birin’ e njeriut do të mbaronenë;
32Sepse do t’ epetë ndër duar të kombevet, e do të përqeshetë, e do të shahetë, e do të pshtyhetë ndër sy.
33Edhe si ta frushkullonjënë do t’e vrasënë; edhe të tretënë ditë do të ngjalletë.”
34Po ata nukë muarnë vesh asnjë nga këto fialë; edhe këjo fialë ishte fshehurë nga ata, edhe nukë merrinë vesh ato që u thuheshin’ atyre.
35Edhe ay kur u afrua ndë Jeriho, një i verburë po rrinte përanë udhësë tuke lypurë.
36Edhe kur ndigjoj gjëndjenë tuke shkuarë, pyeste: “Ç’është këjo?”
37Edhe i dëftyenë, se po shkon Jisu Nazoreasi.
38Edhe ay thirri, tuke thënë: “Jisu, bir’ i Dhavidhit, përdëllemë.”
39Edhe ata që shkoninë përpara e qërtoninë që të mos bënte zë; po ay shumë më teprë thërriste: “Bir’ i Dhavidhit, përdhëllëmë.”
40Edhe Jisuj qëndroj, edhe urdhëroj t’e bijnë tek ay; edhe ay si u afrua, e pyeti, tuke thënë:
41“Ç’do të të bënj?” Edhe ay i tha: “Zot, të hap syt’ e të shoh.”
42Edhe Jisuj i tha: “Hap sytë e shih; besa jote të shpëtoj.”
43Edhe sakaqëherash hapi syt’ e pa, edhe i vinte prapa tuke lavduruarë Perëndinë; edhe gjithë llauzi kur pa, i dha lavdi Perëndisë.
ទើបបានជ្រើសរើសហើយ៖
LLUKËSË Krej 18.: DERKK79
គំនូសចំណាំ
ចែករំលែក
ចម្លង
ចង់ឱ្យគំនូសពណ៌ដែលបានរក្សាទុករបស់អ្នក មាននៅលើគ្រប់ឧបករណ៍ទាំងអស់មែនទេ? ចុះឈ្មោះប្រើ ឬចុះឈ្មោះចូល
Interconfessional Bible Society of Albania.