JOANNIT Krej 4.

Krej 4.
1Zoti pra si e mori vesh, se Farisenjtë dëgjuanë, se Jisuj bën e pagëzon më tepërë nxënës se Joanni,
2(ndonëse Jisuj vetë nukë pagëzonte, po nxënësit’ e ati),
3La Judhenë, edhe vate përsëri ndë Galilet.
4Edhe duhej të shkonjë ndëpër Samarit.
5Vien pra ndë një qytet të Samarisë, që thuhetë Sihar, afër’ asaj arësë që ia dha Jakovi Josifit, të birit ti.
6Edhe atie ishte një pus i Jakovit. Jisuj pra passi ishte lodhurë nga udha, kështu ndenji mbi pust; edhe ora ishte sindonja gjashtë.
7Vien një grua nga Samaria të nxierrë ujë. Jisuj i thot’ asaj:
8“Epmë të pi.” Sepse nxënësit’ e ati kishinë vaturë ndë qytet, për të blerë haje.
9Gruaja Samarite i thot’ ati pra: “Qysh ti, tuke qënë Judhe, lypën të pish prej meje, që jam një grua Samarite? – Sepse Judhenjtë nukë shoqëronjënë me Samaritëtë.”
10Jisuj u përgjeq e i tha asaj: “Ndë qoftë se dinje dhurëtin’ e Perëndisë, edhe cili ësht’ ay që të thotë: Epmë të pi, ti kishnje për të lypurë prej ati, edhe kishte për të dhënë tyj ujë të gjallë.
11Gruaja i thotë: “Zot, as kovë ke, edhe pusi ësht’ i thellë; nga e ke ti pra ujët’ e gjallë?
12Mos je ti më i math se ati ynë Jakovi, i cili na ka dhënë këtë pus, edhe ay vetë pinte nga kyj, edhe të bijt’ e ati, edhe bagëtit’ e ati?”
13Jisuj u përgjeq e i tha asaj: “Kushdo që pi nga kyj ujë, do t’i vinjë et përsëri;
14Po ay që pi nga ujëtë që do t’i ap unë, nukë do t’i vinjë et për gjithë jetënë; po ay ujë, që do t’i ap unë, do t’i bënetë krua uji që buron ndë jetë të pasosurë.”
15Gruaja i thotë: “Zot, epmë këta ujë, që të mos më vinjë et, as të mos vinj këtu të nxier ujë.”
16Jisuj i thot’ asaj: “Ecë, thirrë burrinë tënt, edhe eja këtu.”
17Gruaja u përgjeq e tha: “S’kam burrë.” Jisuj i thot’ asaj: “Mirë the, se s’kam burrë;
18Sepse pate marrë pesë burra, edhe këtë që ke ndashti, nuk ësht’ burri yt; këtë e fole me të vërtetë.”
19Gruaja i thotë: “Zot, po shoh, se ti je profit.
20Atëritë tanë u falnë mbë këtë mal; e ju thoni, se vëndi që duhetë për të falurë, është ndë Jerusalim.”
21Jisuj i thot’ asaj: “Grua, besomë, se vien një orë, që nukë do t’i faleni Atit as mbë këtë vënt, as ndë Jerusalim.
22Ju i faleni ati që nukë dini: neve i falemi ati që dimë; se shpëtimi është nga Judhenjtë.
23Po vien një orë, edhe ndashti është, kur lutësit’ e vërtetë do të lusnjënë Atinë me frymë e me të vërtetë; sepse edhe Ati të tillë kërkon, të jenë ata që lusnjënë atë.
24Perëndia është frymë, edhe ata që e lusnjënë duhetë ta lusnjënë me frymë e me të vërtetë.”
25Gruaja i thotë: “E di se vien Messia, ay që thuhetë Krisht; ay kur të vinjë, do të na apë zë për të gjitha.”
26Jisuj i thotë asaj: “Unë jam, ay që flas me tyj.”
27Edhe mbi këto fialë erthnë nxënësit’ e ati, edhe u çuditnë se po fliste me grua; po asndonjë s’tha: “Ç’kërkon?” A: “Ç’flet me atë?”
28Gruaja pra la shtëmbën’ e saj, edhe vate ndë qytet, edhe u thotë njerëzet:
29“Ejani e shihni një njeri, që më tha gjithë se kam bërë; vallë mos është kyj Krishti?”
30Duallnë pra nga qyteti, edhe erthnë tek ay.
31Edhe ndër mest këtyre fialëve nxënësit’ i luteshinë, tuke thënë:
32“Ravvi, ha.” Po ay u tha atyre: “Unë kam të ha një të ngrënë, që ju nuk’ e dini.”
33Nxënësitë pra i thoshinë njëri tiatrit: “Mos i pru njeri të hajë?”
34Jisuj u thot’ atyre: “Të ngrënëtë tim është të bënj dashurimin’ e ati që më ka dërguarë, edhe të mbaronj punën’ e ati.
35Nukë thoni ju, se jan’ edhe katrë muaj, edhe vien të korrëtë? Na te po u them juve: Ngrini përpietë sytë tuaj, edhe shihni aratë, se janë të bardha për të korrë ndashti.
36Edhe ay që korr merr pagë, edhe mbëleth pemë për jetën’ e pasosurë, që të gëzonetë bashkë edhe ay që mbiell, edhe ay që korr.
37Sepse për këtë fiala ësht’ e vërtetë, se tiatër’ ësht’ ay që mbiell, edhe tiatër’ ësht’ ay që korr.
38Unë u dërgova juve të korrni atë, që s’jeni munduarë, të tierë u munduanë, edhe ju hytë ndë mundimt’ t’atyreve.”
39Edhe prej ati qyteti shumë vetë nga Samaritëtë besuanë për fialën’ e gruasë që martirisi, se: “Më tha gjithë sa kam bërë.”
40Samaritëtë pra si erthnë tek ay, i luteshinë të mbesë përanë atyreve.
41Edhe mbeti atie dy dit. Edhe shumë më tepërë besuanë për fialën’ e ati;
42Edhe i thoshinë gruasë, se: “Nukë besojmë më për fialënë tënde; sepse neve e dëgjuamë, edhe e njohëm se kyj është me të vërtetë Krishti, shpëtimtari botësë.”
43Edhe pas dy diç dolli prej andej, edhe vate ndë Galilet.
44Sepse vetë Jisuj martirisi, se asndonjë profit s’ka nderë ndë dhe të ti.
45Kur erdhi pra ndë Galilet, Galileasit’ e pritnë, passi kishinë parë gjithë sa bëri ndë Jerusalim për të kremtenë; sepse edhe ata kishin’ ardhurë për të kremtenë.
46Jisuj pra erdhi përsëri ndë Kana të Galilesë, atie ku bëri ujëtë verë. Edhe ishte një njeri mbëretërie, që kishte të sëmurë të birë ndë Kapernaum.
47Kyj kur dëgjoj, se Jisuj erdhi nga Judhea ndë Galilet, vate tek ay, edhe i lutej të sbresë, e të shëronjë të birr’ e ati, sepse ishte për të vdekurë.
48Jisuj pra i tha: “Ndë mos pafshi shenje e çudira, s’keni për të besuarë.”
49Njeriu i mbëretërisë i thotë: “Zot, sbrit para se të vdesë çuni im.”
50Jisuj i thotë: “Ecë, se yt bir rron.” Edhe njeriu i besoj fialësë që i tha Jisuj, edhe iku.
51Edhe te po sbriste, shërbëtorët’ e ati përpoqnë me atë, edhe i dhanë zë, tuke thënë se: “Diali yt rron.”
52I pyeti pra të marrë vesh, mbë ç’orë u bë më mirë. Edhe i thanë, se: “Die mbë të shtattën’ orë e lanë ethetë.”
53I ati pra e kupëtoj, se mb’ atë orë që i tha Jisuj, se “Yt bir rron”; edhe besoj ay edhe gjithë shtëpia e ati.
54Jisuj përsëri bëri këtë çudi të dytë, si erdhi nga Judhea ndë Galilet.

ទើបបានជ្រើសរើសហើយ៖

JOANNIT Krej 4.: DERKK79

គំនូស​ចំណាំ

ចែក​រំលែក

ចម្លង

None

ចង់ឱ្យគំនូសពណ៌ដែលបានរក្សាទុករបស់អ្នក មាននៅលើគ្រប់ឧបករណ៍ទាំងអស់មែនទេ? ចុះឈ្មោះប្រើ ឬចុះឈ្មោះចូល