JOANNIT Krej 2.
Krej 2.
1Edhe të tretënë ditë u bë dasmë ndë Kana të Galilesë; edhe e ëm’ e Jisujt ishte atie.
2Edhe u ftua ndë dasmë edhe Jisuj edhe nxënësit’ e ati.
3Edhe si u mbarua vera, e ëm’ e Jisujt i thotë:
4“S’kanë verë.” Jisuj i thotë: “Ç’ke ti me mua, o grua? Ora ime edhe s’ka ardhurë.”
5E ëm’ e ati u thotë shërbëtorëvet: “Bëni ç’t’u thotë juve.”
6Edhe atie ishinë gjashtë enë të gurta, vënë për të pastruarëtë pas zakonit Judhenjet, që nxininë nga dy a tri masa.
7Jisuj u thot’ atyre: “Mbushni enëtë me ujë.” Edhe ata i mbushnë përbuzë.
8Pastaj u thot’ atyre: “Nxirni ndashti, edhe shpini të parit mësallësë.” Edhe ata e shpunë.
9Edhe i pari mësallësë kur piu ujëtë që ishte bërë verë, edhe nukë dinte nga është (po shërbëtorëtë që kishinë nxierrë ujëtë e dininë), i parë mësallësë thërret dhëndërrinë, edhe i thotë:
10“Çdo njeri më përpara nxier verën’ e mirë, edhe si të dehenë, atëhere nxier të poshtrënë; po ti ke ruajturë verën’ e mirë gjer ndashti.”
11Këtë të nisurit’ e çudiravet Jisuj e bëri ndë Kana të Galilesë, edhe dëfteu lavdin’ e ti; edhe nxënësit’ e ati i besuanë.
12Pastaj sbriti ndë Kapernaum, ay edhe e ëm’ e ati, edhe të vëllezërit’ e ati, edhe nxënësit’e ati; edhe mbetnë atie pak dit.
13Edhe pashka e Judhenjet ishte afërë, edhe Jisuj hipi ndë Jerusalim.
14Edhe gjeti ndë hieroret ata që shisinë qe e dhën e pëllumba, edhe truvezarëtë tuke ndenjurë.
15Edhe ay bëri një frushkullë tërkuzash, edhe i nxori të gjithë nga hieroreja, edhe dhëntë edhe qetë; edhe derdhi asprat’ e truvezavet, edhe përmbysi truvezatë.
16Edhe u tha atyreve që shisinë pëllumbatë: “Ngrini këto këtejë; mos bëni shtëpin’ e tim eti shtëpi tregëtie.”
17Atëhere u ra ndër mënt nxënëset ati se është shkruarë: “Zilia për shtëpinë tënde më hëngri.”
18Judhenjtë pra u përgjeqnë e i thanë: “Ç’shenjë na dëften që bën këto?”
19Jisuj u përgjeq e u tha atyre: “Prishni këtë tempullë, edhe për tri dit do ta ngre.”
20Edhe Judhenjtë thanë: “Kyj tempull’ është ndërtuarë për dyzet e gjashtë viet, e ti do ta ngreç për tri dit?”
21Po ay thoshte për tempullin’ e trupit ti.
22Kur u ngjall pra prej së vdekurish, u ra ndër mënt nxënëset ati, se për këtë u thoshte atyre; edhe i besuanë shkronjësë, edhe asaj fialësë që u tha Jisuj.
23Edhe kur qe ndë Jerusalim për të kremten’ e pashkësë, shumë vetë besuanë mb’emërit t’ati, tuke vështruarë çudirat’ e ati që bënte.
24Po vetë Jisuj nuk’ u zinte besë atyre, sepse i njihte të gjithë.
25Edhe sepse s’kishte nevojë për të martirisurë ndonjë për njerinë, sepse ay e njihte ç’ishte përbrenda njeriut.
ទើបបានជ្រើសរើសហើយ៖
JOANNIT Krej 2.: DERKK79
គំនូសចំណាំ
ចែករំលែក
ចម្លង
ចង់ឱ្យគំនូសពណ៌ដែលបានរក្សាទុករបស់អ្នក មាននៅលើគ្រប់ឧបករណ៍ទាំងអស់មែនទេ? ចុះឈ្មោះប្រើ ឬចុះឈ្មោះចូល
Interconfessional Bible Society of Albania.