YouVersion Logo
Search Icon

Isaia 32:16-19

Isaia 32:16-19 ALBB

Atëherë i drejti do të banojë në shkretëtirë dhe drejtësia do të banojë në pemishte. Pasojë e drejtësisë do të jetë paqja, rezultat i drejtësisë qetësia dhe siguria përjetë. Populli im do të banojë në një vend paqeje, në banesa të sigurta dhe në vende të qeta pushimi, edhe sikur të binte breshër mbi pyllin dhe qyteti të ulej shumë.