YouVersion Logo
Search Icon

Ezra 1

1
Vendimi i Kirit
1Në vitin e parë të mbretërimit të Kirit, mbretit të Persisë, për të përmbushur atë që kishte thënë përmes Jeremisë, Zoti e nxiti shpirtin e Kirit, mbretit të Persisë, të shpallte në mbarë mbretërinë e tij këtë vendim të shkruar: 2«Kështu thotë Kiri, mbreti i Persisë: Zoti, Perëndia i qiellit, më ka dhënë të gjitha mbretëritë e tokës dhe më ka urdhëruar të ndërtoj për të një tempull në Jerusalem të Judës. 3Kush nga ju i përket popullit të tij, Zoti, Perëndia i tij qoftë me të! Le të kthehet në Jerusalem të Judës dhe të ndërtojë tempullin e Zotit, Perëndisë së Izraelit, Perëndisë që është në Jerusalem. 4Të gjithë ata që kanë mbetur gjallë prej këtij populli, kudo qofshin, le të ndihmohen nga njerëzit e vendeve, ku ata banojnë, me ar e me argjend, me pasuri, me bagëti e me dhurata, për të ndërtuar tempullin e Perëndisë në Jerusalem».
5Atëherë krerët e vëllazërive të Judës e të Benjaminit, priftërinjtë e levitët, si dhe të gjithë ata që Perëndia i kishte frymëzuar në shpirt, u ngritën e u nisën për të ndërtuar tempullin e Zotit në Jerusalem. 6Të gjithë fqinjët i ndihmuan me sende argjendi, me ar, me pasuri, me bagëti e me gjëra të çmuara, bashkë me të gjitha dhuratat vullnetare. 7Edhe mbreti Kir nxori të gjitha enët e tempullit të Zotit që Nabukodonosori kishte marrë prej Jerusalemit e i kishte vënë në tempullin e perëndisë së vet. 8Kiri, mbreti i Persisë, ia dorëzoi ato Mitredatit, thesarmbajtësit, e ky ia dha me numër Sheshbacarit, princit të Judës. 9Ja numri i tyre: tridhjetë legenë ari, një mijë legenë argjendi, njëzet e nëntë thika, 10tridhjetë kupa ari, katërqind e dhjetë kupa argjendi dhe një mijë enë të tjera. 11Tërë enët prej ari e prej argjendi ishin pesë mijë e katërqind. Të gjitha këto Sheshbacari i mori me vete, kur të mërguarit u kthyen nga Babilonia në Jerusalem.

Currently Selected:

Ezra 1: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy