«Kështu thotë Kiri, mbreti i Persisë: ZOTI, Perëndia i qiellit, më ka dhënë të gjitha mbretëritë e tokës dhe më ka urdhëruar të ndërtoj për të një tempull në Jerusalem të Judës. Kush nga ju i përket popullit të tij, ZOTI, Perëndia i tij qoftë me të! Le të kthehet në Jerusalem të Judës dhe të ndërtojë tempullin e ZOTIT, Perëndisë së Izraelit, Perëndisë që është në Jerusalem.