YouVersion Logo
Search Icon

Psalltiri 81

81
Mbë të parinë kënkëtuar, mbi Gittith: Psallm’ e Asafit.
1Gëzohuni për Perëndin’ e fuqisë s’anë, brohorini për Perëndin’ e Jakovit.
2Merni kënkë, edhe birni tympanësë, psalltir të pëlqyerë bashkë me qitharë.
3Birni pipësë ndë hënë të re, ndë ditë të shënuarë të së kremëtesë s’anë.
4Se ësht’ urdhërë mbë Israillë, edhe nom’ i Perëndisë Jakovit.
5Vuri këtë (për) martyri ndë Josifi, kur doli ay prej dheut Misirit, (atie ndek) ndigjova gjuhë që nuk’ e ngjohnje;
6largova supn’ e ati prej barrësë; duart’ e ati u hoqnë prej kofinit
7Më thirre ndë shtrëngim, edhe të shpëtova, t’u përgjegja prej vëndit të fshehurit bubullimësë, të çprovova në ujërat’ e Merivahut. Sellah.
8Ndigjo, o llauzi im, edhe do të bënj martyri kundrë treje,
9o Israill, ndë më ndigjofsh, mos jetë ndë ti perëndi i huaj, edhe mos adhurojsh perëndi të huaj.
10Unë jam Zoti Perëndia yt, që të nxora prej dheut Misirit; cgjero gojënë tënde, edhe do të ta mbush.
11Po llauzi im nukë ndigjoi zënë tim, edhe Israilli s’më mbajti vesh,
12përandaj i dhashë ata ndër dëshërimet e zëmrësë atyreve, ecnë ndër dëshërimet e tyre.
13Të më kish ndigjuarë llauzi im, Israilli të kish ecurë mbë udhët e mia,
14sa-kaqë-herash do të keshë vënë poshtë arëmiqt’ e atyreve, edhe do të keshë vënë dorënë t’ime mbi ata që i shtrëngonjënë.
15Arëmiqt’ e Zotit do të ishinë gënjyerë tek ay, edhe do të kishinë kohë kurdo,
16edhe do t’i kishtej ushqyerë me ballën’ e grurit, edhe me mialtë guri do të të nginjnje.

Currently Selected:

Psalltiri 81: PSTOKK1868

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy