YouVersion Logo
Search Icon

Psalltiri 82

82
Psallm’ e Asafit.
1Perëndia rri ndë përmbëledhëjet të perëndivet, do të gjykonjë ndë mes të perëndivet.
2Gjer kur do të gjykoni pa udhë, edhe do t’u mbani anënë fajtorëvet? Sellah.
3Gjykoni të varfërinë edhe dorë-hollinë; bënjani me udhë të përgjynjurit edhe të nevojëshimit.
4Dëlirni të nevojëshiminë edhe dorë-hollinë, shpëtoni atë prej dorësë fajtorit.
5Nukë marrënë vesh, as kupëtonjënë; ecënjënë nd’errëcirë; gjithë themelet’ e dheut u lëkuntnë.
6Unë thashë: Perëndirra ini ju, edhe të gjithë bijt’ e të Lartit,
7po ju vdisni posi njierës, edhe bijni posi një nga urdhëratësitë.
8Ngreu, o Perëndi, e gjyko dhenë, se ti ke për të trashëguarë gjithë kombetë.

Currently Selected:

Psalltiri 82: PSTOKK1868

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in