YouVersion Logo
Search Icon

Psalltiri 80

80
Mbë të parinë kënkëtuar, mbi Shoshanim-edhuth. Psallm’ e Asafit.
1Mba vesh, ti që kullot Israllë, ti që heq udhënë Josifit posi tufeje, ti që rri mbi Qeruvim, çfaqu.
2Ndër sy të Efraimit, e të Venjaminit, e të Manassiut, ngre fuqinë tënde, edhe eja të na shpëtojsh.
3Kthe-na, o Perëndi, edhe ndrit faqenë tënde, edhe do të shpëtojmë.
4O Zot, Perëndia i fuqivet, gjer kur do të zëmëronesh kundrë të falurit shërbëtorëvet tu?
5Ushqen ata me bukë loç, edhe u ep të pinë ujë loç me masë të madhe.
6Na bëre ndër fëqinjt t’anë të ngrënë me fjalë, edhe arëmiqtë t’anë përqeshnjënë njëri jatrinë.
7Kthe-na, o Perëndia i fuqivet, edhe ndrit faqenë tënde, edhe do të shpëtojmë.
8Prure veshtë prej Misirit, përzure kombe, edhe e mbolle.
9I bëre gati vënt përpara, edhe e bëre të zërë rrënjë, edhe mbushi dhen.
10U mbuluanë maletë prej hijesë ati, edhe degat’ e ati (ishinë posi) dëllinjat e Perëndisë.
11Shtriti ardhit’ e tia gjer ndë det, edhe bimat’ e tia gjer ndë lumët.
12Përse çthure gjerdhet’ e ati, edhe gjithë ata që shkonjënë udhësë e vielënë.
13Thiu i pyllit e shkreton, edhe egërsir’ e fushësë e kullot.
14O Perëndia i fuqivet, kthehu pra, e shtierë sytë prej qielli, edhe shih, edhe vështro këtë veshtë,
15edhe atë veshtënë që mbolli e diathta jote, edhe atë bimënë që forcove për vetet tënde.
16U doq ndë ziar, edhe u çkul, humpnë prej qërtimit faqesë s’ate.
17Qoftë dora jote mbi burrën’ e së diathtësë sate, edhe mbi të bir’ e njieriut, që e forcove për vetet tënde.
18Edhe na nukë do të mërgonemi prej teje; ep-na frymë të gjallë, edhe kemi për të thirrë mb’emërit tënt.
19O Zot Perëndia i fuqivet, kthe-na edhe ndrit faqenë tënde, edhe do të shpëtojmë.

Currently Selected:

Psalltiri 80: PSTOKK1868

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy