fjalët e urta 10
10
Fialët’ e urta të Sollomonit.
1Bir’ i urtë gëzon t’anë, po bir’ i marrë është hidhërim i s’ëmësë.
2Thesarët’ e panomisë s’bënjënë dobi, po dreitëria të shpëton nga vdekëja.
3Zoti nukë do të lërë shpirtin’ e të dreitit të vdesë nga uria, po pasëjen’ e të pabesëvet e përmbys.
4Dor’ e purtuarë bie vobezi, po dor’ e ati që ka kujdes bën të pasurë.
5Kush mbëleth ndë verë ësht’ i bir’ i urtësisë, kush flë ndë të korrët (ësht’) i bir’ i turpërisë.
6Mbi kryet të dreitit (është) bekim, po shtrembëria mbulon golën’ e të pabesëvet.
7I dreiti përmëndetë me bekim, po ëmëri i të pabesëvet kalbetë.
8I urti nga zemëra do të marrë porosi, po i marri nga buzëtë do të pengonetë.
9Kush ecën dreitë ecën mbarë, po kush shtrembëron nga udhët’ e tia do të shquhetë.
10Kush bën me sy, bie të dhëmburë, po i marri nga buzëtë do të pengonetë.
11Gol’ e të dreitit (është) gurrë jete, po shtrëmbëria mbulon golën’ e të pabesëvet.
12Të mërzituritë bie zënëje, po dashuria mbulon gjithë faletë.
13Ndë buzët të mënçëmit gjëndet’ urtësia, po shkopi është për kurrizin’ e atyre që s’kanë mënt.
14Të urtëtë mbëledhënë mënt, po gola e madhështorit ësht’ afërë humbëjesë.
15Të mirat’ e të pasurit (janë) qytet i thurë, (po) prishëja e të vobeqvet është vobezia e atyre.
16Punët’ e të dreitit (janë) për jetë, pema e të pabesit (është) për fal.
17Kush ruan mësimin e (gjëndetë) mb’ udhë të jetësë, po kush lë qërtimnë sillet’ andej e këtej.
18Kush mbulon mërinë (ndënë) buzë të rreme, edhe kush nxier nga gola kallzim, ësht’ i marrë.
19Ndër fialët të shuma nukë shteretë fali, po kush mba buzët’ e tia ësht’ i urtë.
20Gluha e të dreitit ësht’ argjënt i sgjedhurë, zemëra e të pabesëvet (është) për mos gjë.
21Buzët’ e të dreitit kullosënë shumë vetë, po të marrëtë vdesënë nga të papasuritë mënt.
22Bekimi i Zotit bën të pasurë, edhe nd’ atë nukë do të shtonetë hidhërim.
23I pamënçimi e ka të bërëtë keq posi lodrë, po dituria është për njerin’ e mënçim.
24Frika e të pabesit do të vinjë mbi atë, po dëshërimi i të dreitëvet do të mbushetë.
25Sikundrë shkon er’ e shakullit, kështu do të mos jet’ i pabesi, po i dreiti do të qëndronjë ndë jetët të jetësë.
26Posi uthëlla ndër dhëmbët, edhe tymi ndër syt, kështu është purtesësi tek ata që e dërgonjënë.
27Frik’ e Zotit shton dit, po viet e të pabesëvet do të pakësonenë.
28Shpëresa e të dreitëvet do të jetë gëzim, po shpresa e të pabesëvet do të humbasë.
29Udh’ e Zotit është forcë te i mbari, po te punëtorët’ e panomisë është humbëje.
30I dreiti nukë do të tundetë ndë jetët të jetëvet, po të pabesëtë nukë do të rrinë ndë dhet.
31Gol’ e të dreitit nxier dituri, po gluha gënjeshtare do të këputetë.
32Buzët’ e të dreitit njohën’ atë që ësht’ e pëlqyerë, po gola e të pabesëvet njeh atë që ësht’ e shtrembëtë.
Currently Selected:
fjalët e urta 10: AL1884
Highlight
Copy
Compare
Share
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Old Testament books in Tosk by Kostandin Kristoforidhi (transliteration from Greek to Latin) 1884
© Interconfessional Bible Society of Albania
Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Kostandin Kristoforidhi në 1884 (transliterim nga gërmat greke në latine) © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë