Rezoluta Biblike预览

Dita 14 | Lexoni nga Psalmi 16:5-11
Jetoni me një mendësi plot mirënjohje
“Prandaj zemra ime gëzohet dhe shpirti im ngazëllon...” (v.9)
Nëse jetoni në Hemisferën e Veriut, në këtë çast po përjetoni dimër. Dimri përfshin temperatura më të ulta dhe më pak ditë. Bashkë me mungesën e ngrohtësisë dhe dritës së diellit, mund të ndiheni edhe të shkurajuar në këtë periudhë pas mbarimit të sezonit të Ditës së Falënderimeve dhe Krishtlindjes.
Gjithsesi, besimtarët në Jezusin kanë shumë gjëra për të qenë falënderues gjatë gjithë vitit. Te Psalmi 16, Davidi përmend shumë arsye se pse Ai mund të falënderojë pavarësisht sfidave me të cilat përballet në jetë. Ai e dinte që Perëndia ishte i pranishëm, besnik, që siguronte dhe mbronte. Ai përpiqej t’i mbante sytë nga Zoti (v.8) dhe si rezultat, zemra e tij ishte e gëzuar dhe shpirti i tij ngazëllohej. (v.9)
Ndërsa lexoni Psalmin 16:5-11, a bënë jehonë mendimet dhe fjalët e Davidit në jetën tuaj? Shumë shpesh ne i mbajmë sytë tek ato që të tjerët kanë, e vendosim besimin te gjërat tokësore që nuk zgjasin dhe ankohemi për gjithçka që është e gabuar në botë dhe në jetën tonë.
Mbase rezoluta biblike kryesore për ju këtë vit është të jetoni me një mendësi plot mirënjohje. Të përqendroheni tek e mira, të kujtoni që Perëndia është besnik, të përlëvdoni Perëndinë në kohë të mira dhe në kohë të vështira e t’i shprehni mirënjohje Perëndisë dhe të tjerëve. Falënderimi nuk është vetëm një festë për t’u organizuar një herë në vit, por një veprim dhe një qëndrim për çdo ditë të re.—Steve Petroelje
Ndërsa luteni, i shprehni mirënjohjen Perëndisë dhe kërkojini Atij t’ju ndihmojë të jetoni me një mendësi plot mirënjohje.
读经计划介绍

Ndërsa fillon viti i ri, mund të ndiheni të pasigurt se ku t’ia nisni me qëllimet tuaja. Në vend që t’u shmangeni rezolutave, Stiv Petroelje ju fton të vendosni Rezoluta Biblike për të ushqyer rritjen tuaj shpirtërore. Çdo ditë mbulon fusha të rëndësishme të jetës së krishterë, si thellimi i marrëdhënies tuaj me Perëndinë përmes lutjes dhe leximit të Biblës e duke ndërtuar zakone plot dashuri dhe shërbim.
More