Biểu trưng YouVersion
Biểu tượng Tìm kiếm

Psalmet 2

2
1Përse vlojnë kombet
dhe popujt pëshpëritin kotësi?
2Mbretërit e tokës po ngrihen
dhe prijësit po mblidhen bashkë
kundër Zotit e kundër të vajosurit#2.2 he. Mesisë të tij.
3«T'i këputim vargonjtë e tyre,
litarët e tyre t'i hedhim tej».
4Ai që rri në qiell qesh,
Zoti tallet me ta.
5Atëherë, u flet me turfullimë,
me zemërimin e vet i tmerron:
6«Mbretin tim e vura#2.6 ose: shugurova në Sion,
në malin tim të shenjtë».
7Do të shpall vendimin e Zotit.
Ai më tha: «Ti je biri im, sot të kam lindur.
8Kërkomë e do të t'i jap kombet si trashëgim,
tokën mbarë, që ta kesh nën zotërim.
9Me skeptër hekuri do t'i thyesh,
si enë poçari do t'i copëtosh».
10Prandaj, silluni me urti, o mbretër,
vini mend, o gjyqtarë të tokës.
11Shërbejini Zotit me drojë,
me dridhma gëzohuni;
12nderoni birin e tij#2.12 të tjerë: bëni siç kërkon ai,
që Zoti të mos zemërohet
e ju të mos birreni udhës,
se zemërimi i tij është i shpejtë.
Lum të gjithë ata që tek ai strehohen.

Đang chọn:

Psalmet 2: AL1

Tô màu

Chia sẻ

Sao chép

None

Bạn muốn lưu những tô màu trên tất cả các thiết bị của mình? Đăng ký hoặc đăng nhập

YouVersion sử dụng cookies để cá nhân hóa trải nghiệm của bạn. Bằng cách sử dụng trang web của chúng tôi, bạn chấp nhận việc chúng tôi sử dụng cookies như được mô tả trong Chính sách Bảo mậtcủa chúng tôi