Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Çdo ditë me radhëShembull

Çdo ditë me radhë

DITA 4 NGA 366

«Jo për fuqinë dhe as për forcën, por për Frymën time, thotë Zoti» (Zak. 4:6). Ky varg ruan të vërtetën e rëndësishme se puna e Zotit nuk kryhet nga zgjuarsia dhe forca njerëzore, por nga Fryma e Shenjtë. Këtë e shohim në pushtimin e Jerikos. Nuk ishte forca e armatosur e Izraelit ajo që i bëri muret të rrëzoheshin. Ishte Zoti Ai që e dorëzoi qytetin në duart e tyre kur priftërinjtë u ranë borive shtatë herë. Nëse do të varej te një ushtri e madhe, Gedeoni nuk do t'i kishte mposhtur kurrë madianitët, sepse ushtria e tij ishte rralluar në treqind burra. Dhe armët e tyre jokonvencionale ishin enë prej argjile me pishtarë brenda. Vetëm Zoti mund t'i ketë dhënë atyre fitoren. Elia eliminoi qëllimisht çdo mundësi që fuqia ose forca njerëzore të ndizte altarin duke derdhur mbi të dymbëdhjetë enë me ujë. Kur ra zjarri, nuk mund të ngrihej asnjë dyshim rreth burimit të tij hyjnor. Dishepujt, me zotësinë njerëzore, mund të peshkonin tërë natën dhe të mos kapnin asgjë. Kjo i siguroi Zotit mundësinë që t'u tregonte atyre se ata duhet ta hidhnin shikimin tek Ai për efektshmëri të vërtetë në shërbim. Është kollaj që të mendojmë se paratë janë nevoja më e madhe në shërbimin e krishterë. Në fakt, nuk kanë qenë kurrë dhe nuk do të jenë kurrë. Hadsën Tejlëri (Hudson Taylor) kishte të drejtë kur tha se ajo nga e cila duhet të druhemi nuk janë para të pakta, por tepër para jo të shenjtëruara. Ose ne i drejtohemi politikave të «mbrapa skenave» ose programeve promocionale energjike ose manipulimit psikologjik të njerëzve ose oratorisë së shkathët. Ne përfshihemi në programe ndërtimi dhe në godina organizatash të silit ampir, duke menduar më kot se këto janë çelësi për sukses. Por nuk është për fuqinë, as për forcën dhe as për ndonjë prej këtyre gjërave që përparon punën e Perëndisë. Është përmes Frymës së Zotit. Një pjesë e konsiderueshme e të ashtuquajturës punë e krishterë sot do të vazhdojë akoma nëse nuk do të kishim Frymën e Shenjtë. Por punë e vërtetë e krishterë është ajo që e bën Atë të domosdoshëm duke e kryer luftën frymërore, jo me armë të mishit, por me lutje, besim dhe me Fjalën e Perëndisë.

Shkrimet e Shenjta

Dita 3Dita 5

Rreth këtij plani

Çdo ditë me radhë

Kjo është mënyra si duhet ta jetoni jetën: Çdo ditë me radhë. Por ajo që e bën tërë ndryshimin është se si e jetoni çdo ditë. Një mënyrë për t’u siguruar që ditët tona mbi tokë kanë vlerë për Perëndinë është ta mbushim m...

More

Ky plan leximi u krijua nga Willian MacDonald. http://asamblejabiblike.al

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë