Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Çdo ditë me radhëShembull

Çdo ditë me radhë

DITA 3 NGA 366

«Mos gjykoni sipas pamjes së jashtme, por gjykoni sipas drejtësisë!» (Gjoni 7:24). Një nga brishtësitë [mëkatet] më të rrënjosura të njerëzimit të rënë [në mëkat] është prirja e vazhdueshme për të gjykuar sipas pamjes. Ne e gjykojmë dikë sipas pamjes së tij. Ne e gjykojmë një makinë të përdorur nga trupi i saj. Ne e gjykojmë një libër nga kapaku i tij. Pavarësisht se sa shpesh gënjehemi dhe zhgënjehemi, ne refuzojmë me kokëfortësi të mësojmë se «jo gjithçka që ndrit është ar». Në librin e tij, «Fshehu ose kërko», Dr. Xhejms Dobsoni (James Dobson) thotë se bukuria fizike është atributi vetjak më tepër i vlerësuar në kulturën tonë [amerikane; ndoshta dhe në tonën!]. Ne e kemi bërë atë çfarë ai e quan «monedha e artë e denjësisë njerëzore». Kështu një fëmijë i bukur parapëlqehet më shumë nga të rriturit se një i thjeshtë. Mësuesit priren t'u japin fëmijëve tërheqës nota më të mira. Fëmijët e lezetshëm disiplinohen më pak se të tjerët. Fëmijët e zakonshëm [jo të pashëm] fajësohen më shumë për sjellje jo të mira. Samueli do të kishte zgjedhur për mbret Eliabin e pashëm e të gjatë (1 Sam. 16:7), por Zoti e korrigjoi atë: «Mos ia shiko as pamjen as shtatgjatësinë, sepse unë e kam refuzuar, sepse Zoti nuk shikon si shikon njeriu, njeriu shikon pamjen, kurse Zoti shikon zemrën». Rasti më i madh i gjykimit të gabuar në histori ndodhi kur Zoti Jezus vizitoi planetin tonë. Siç duket, Ai nuk la përshtypje për sa i përket pamjes fizike. Ai nuk kishte figurë, as bukuri dhe kur njerëzit e panë Atë, nuk kishte paraqitje që ta dëshironin (Isa. 53:2). Ata nuk mund të shihnin asnjë bukuri në të vetmin Person vërtet të bukur që ka jetuar ndonjëherë! Megjithëkëtë Ai vetë nuk ra kurrë në këtë kurth të tmerrshëm të gjykimit sipas pamjes, pasi para ardhjes së Tij ishte profetizuar për Të: «[Ai] nuk do të gjykojë nga pamja, nuk do të japë vendime sipas fjalëve që thuhen» (Isa. 11:3). Për Atë ajo që kishte rëndësi nuk ishte fytyra, por karakteri. Jo kapaku, por përmbajtja. Jo ana fizike, por ajo frymërore.

Shkrimet e Shenjta

Dita 2Dita 4

Rreth këtij plani

Çdo ditë me radhë

Kjo është mënyra si duhet ta jetoni jetën: Çdo ditë me radhë. Por ajo që e bën tërë ndryshimin është se si e jetoni çdo ditë. Një mënyrë për t’u siguruar që ditët tona mbi tokë kanë vlerë për Perëndinë është ta mbushim m...

More

Ky plan leximi u krijua nga Willian MacDonald. http://asamblejabiblike.al

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë