Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Të Vrasësh Kriptonitin me John BevereShembull

Killing Kryptonite With John Bevere

DITA 7 NGA 7



Thirrja për pendim e nevojshme brenda dhe nga kisha sot, është në të vërtetë një thirrje për atë që na duhet më shumë: dashurinë e vërtetë. Mungesa e dashurisë së vërtetë në kishën e sotme po i mbush shërbimet, shërbesat, dhe shtëpitë tona me dy ekstreme—tolerancën dhe legalizmin.



Mashtrimi i tolerancës është se ajo mund të duket aq shumë si dashuri. Ne përdorim Biblën për të përcaktuar dashurinë si të durueshme, plot mirësi, asnjëherë krenare, jo të vrazhdë, që nuk kërkon të sajat, së bashku me atributet e tjera që gjenden në letrën e 1 Korintasve 13. Sidoqoftë, dashuria për botën mund të ketë gjithashtu shumë nga këto karakteristika.



Ajo që ndan dashurinë e Krishterë nga dashuria e kësaj bote, është se dashuria e Krishterë u bindet urdhrave të Zotit. "Nga kjo e dimë," shkruan apostulli i dashurisë, " ti duam bijtë e Perëndisë: kur duam Perëndinë dhe zbatojmë urdhërimet e tij." (1 Gjonit 5: 2).



Kjo do të thotë, nëse jam i durueshëm, jo ​​i vrazhdë, jo xheloz dhe jo mëndjemadh, por po e tradhtoj gruan time ose nëse e injoroj imoralitetin seksual, nuk po eci në dashurinë e Zotit.



Dashuria e vërtetë shënohet nga e vërteta dhe dashuria. E vërteta larg dashurisë na drejton në rrugën e shkronjës së ligjit, atë që vret—legalizmin. Dhe, fatkeqësisht, njerëzit reagojnë ndaj legalizmit duke e lëkundur lavjerrësin në ekstremin tjetër, duke shmangur korrigjimet dhe paralajmërimet e Shkrimit të Shenjtë, të cilat janë thelbësore për shëndetin dhe ndërtimin e kishës.


Le të jemi të sinqertë—ne i konsiderojmë thirrjet e burrave dhe grave në pendim si mungesë dhembshurie, butësie, mirësie dhe dashurie. Megjithatë, merr parasysh këtë: Nëse shoh një të verbër që drejtohet drejt një shkëmbi që do ta bëjë atë të bjerë në një vdekje të sigurt, dashuria kërkon që unë ta thërras atë të ndryshojë drejtimin!



Në shoqërinë tonë, dhe me shumë në kishë, një dashuri e tillë e sinqertë që kërkon pendim perceptohet si fanatike dhe e urryer. Kjo fortesë është shfaqur sepse shumë veta po konsiderojnë vetëm jetën e tyre në tokë, dhe jo jetën e përjetshme.



Kur kujtojmë se kjo jetë është më pak se një shkelje syri në krahasim me përjetësinë, ne jetojmë ndryshe. Ne duhet ta shohim jetën në një kontekst të përjetshëm për të kuptuar dashurinë e vërtetë.



Kjo është dashuria që i duhet kishës tani—dashuri e përjetshme, dashuri e vërtetë—dashuri që do të përballet me mëkatin dhe do të thërrasë për pendim, por edhe një dashuri e durueshme, e mirë dhe e butë.



A të pëlqeu ky plan leximi? Unë të inkurajoj të hysh më thellë duke shikuar librin tim Të Vrasësh Kriptonitin .


Dita 6

Rreth këtij plani

Killing Kryptonite With John Bevere

Ashtu si Supermeni, i cili mund të mposhtë çdo armik, edhe ti si ndjekës i Krishtit ke aftësinë e mbinatyrshme për të pushtuar sfidat me të cilat përballesh. Por problemi për Supermenin dhe për ty është që ka një kripton...

More

Dëshirojmë të falenderojmë John dhe Lisa Bevere (Shërbesa Messenger International) që bënë të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: http://killingkryptonite.com

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë