Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Të Vrasësh Kriptonitin me John BevereShembull

Killing Kryptonite With John Bevere

DITA 3 NGA 7

Të kujtohet Anxhela nga devocionali i djeshëm? Mësuam se tradhëtia bashkëshortore e saj, është e njëjtë me mënyrën sesi Bibla përshkruan idhujtarinë kundër Perëndisë. Por a është vërtet kjo një problem në kishën e sotme? Fatkeqësisht, është shumë.



Nëse shikon Anxhelën, rrënja e tradhtisë së saj bashkëshortore ishte dëshira e saj. Një fjalë tjetër për këtë dëshirë është lakmia.



Lakmia nuk është diçka për të cilën flasim shumë këto ditë, kështu që më lejo ta përcaktoj. Sipas fjalorit Merriam-Webster, lakmia është, "Një dëshirë e fortë për të marrë ndonjë të mirë të supozuar". Tani më lejo të jap një këndvështrim tjetër rreth lakmisë nga Kolosianëve 3:5, ku Pali thotë, "Bëni, pra, të vdesin gjymtyrët tuaj që janë mbi tokë: kurvërinë, ndyrësinë, pasionet, dëshirat e këqija dhe lakminë, që është idhujtari"



A e kupton këtë? Pali thotë se lakmia është idhujtari! Ne mund të mendojmë për idhujtarinë si statujat dhe të gjitha ato gjëra, por rrënja që qëndron pas saj është dëshira e padrejtë.



Zoti na ka dhënë çelësin për të kapërcyer lakminë, dhe është kënaqësia me atë që ke. Kënaqësia me atë që kemi, na largon nga idhujtaria dhe na sjell më pranë zemrës së Zotit, ndërsa lakmia na largon nga Zoti dhe na drejton drejt altarëve të idhujtarisë.



Kjo është arsyeja pse autori i Hebrenjve shkruan, "Sjellja juaj le të jetë pa lakmi; jini të kënaqur me gjëra të tilla që keni. Sepse Ai vetë ka thënë: "Sjellja juaj të jetë pa lakmi paraje dhe kënaquni me atë që keni, sepse vetë Perëndia ka thënë: “Nuk do të të lë, nuk do të të braktis. Kështu mund të themi, me plot besim: “Perëndia është ndihmuesi im dhe unë nuk do të kem frikë; ç’do të më bëjë njeriu?.” (Hebrenjve 13: 5–6).



Nga ky pasazh mund të shikosh qartë se si lakmia është e njëjtë me tradhtinë bashkëshortore. Anxhela lakmoi burra të tjerë, duke mos lejuar që Justin të plotësonte nevojat e saj. Këtu na është thënë që të jemi të kënaqur me Zotin, duke e ditur që Ai do t'i plotësojë të gjitha nevojat tona. Nëse i drejtohemi ndonjë burimi tjetër jashtë Tij dhe mjeteve e Tija të përcaktuara të të jetuarit, kjo është idhujtari!



Ja çfarë do të thotë kjo: Kur një besimtar e njeh vullnetin e Zotit, por megjithatë zgjedh qëllimet e veta në vend të kësaj, kjo është idhujtari. Ata kanë zgjedhur të adhurojnë dëshirat e tyre mbi Zotin.



Kur shikon qëllimet, përparësitë dhe zakonet e tua, për cilën do të thoje se është më e fortë në jetën tënde—lakmia apo kënaqësia me atë që ke? Si mund të ndjekësh një jetë me një kënaqësi më të madhe me atë që ke?


Dita 2Dita 4

Rreth këtij plani

Killing Kryptonite With John Bevere

Ashtu si Supermeni, i cili mund të mposhtë çdo armik, edhe ti si ndjekës i Krishtit ke aftësinë e mbinatyrshme për të pushtuar sfidat me të cilat përballesh. Por problemi për Supermenin dhe për ty është që ka një kripton...

More

Dëshirojmë të falenderojmë John dhe Lisa Bevere (Shërbesa Messenger International) që bënë të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: http://killingkryptonite.com

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë