Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Të Vrasësh Kriptonitin me John BevereShembull

Killing Kryptonite With John Bevere

DITA 2 NGA 7



Një mbrëmje, Justin kthehet në shtëpi nga puna dhe gjen gruan e tij, Anxhelën, të lyer me makiazh dhe duke veshur një veshje të bukur. Ai arrin në përfundimin se ajo duhet të ketë planifikuar diçka të veçantë për ta dhe ofron që të vishet gjithashtu.



Anxhela, pak e hutuar, i përgjigjet, "Oh i dashur, unë do të dal me Tonin sonte. Do të hamë darkë, do të shikojmë një film, dhe do të qëndrojmë tek Hotel Fairmont. Them se do kthehem nga paraditja."



"Kush është Toni?!" ja kthen Justin i zemëruar.


"Ai është i dashuri im nga shkolla e mesme," përgjigjet ajo.


"Çfarë! Ti nuk mund të dalësh me të! "


"Pse jo?"



"Sepse jemi të martuar; jemi të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit. Ne nuk dalim në takime dashurie me të tjerët! " thotë ai, duke deklaruar atë që ai supozon se duhet të jetë e qartë.



"Prit pak, zemër!" përgjigjet Anxhela. "Ti je i preferuari im. Unë të dua ty më shumë se cilindo nga të dashurit e mi të vjetër, por me të vërtetë nuk mund të presësh që unë të mos i takoj më asnjëherë ata. Unë kam qenë afër me disa prej tyre për vite, ende i dua, dhe dëshiroj të shijoj kohë bashkë me ta. "Ç’të keqe ka me këtë?”



Padyshim, ky nuk është një çift i vërtetë. Ne as nuk mund të imagjinojmë që dikush të mos kuptojë, se martesë do të thotë një marrëdhënie ekskluzive. Padyshim, asnjë nga ne nuk do të martohej me dikë si Anxhela, që mendonte se mund të vazhdonte të takohej me të dashurit e vjetër.



Megjithatë, kjo është se si shumë prej nesh e trajtojmë marrëdhënien tonë me Jezusin.



Gjatë gjithë Shkrimit të Shenjtë, Zoti e krahason marrëdhënien tonë me Të me marrëdhënien e martesës. Është gjithashtu se si Perëndia foli për marrëdhëniet e Tij me Izraelin në Testamentin e Vjetër. Është interesante, sa herë që Zoti i fliste Izraelit përmes profetëve se si ata kryenin kurorëshkelje ndaj Tij, ajo kishte të bënte me çështjen e idhujtarisë.



Ne mund të mendojmë për idhujtarinë si nënshtrim ndaj statujave, por thelbi i saj është adhurimi. Zoti e përcakton adhurimin herën e parë kur e shohim të përmendur në Shkrimin e Shenjtë, në historinë e Abrahamit dhe Isakut. Këtu, ne shohim se adhurimi është bindje.



Adhurimi nuk është ndonjë këngë e lehtë, e bukur; është bindje. Pavarësisht se si "performojmë" në kishë, nëse nuk i bindemi Zotit në jetën tonë të përditshme, ne nuk po e adhurojmë Atë dhe në fakt po jetojmë në tradhti bashkëshortore si Anxhela.



Si ndryshon ky kuptim i adhurimit mënyrën si mendon për jetesën e krishterë?


Dita 1Dita 3

Rreth këtij plani

Killing Kryptonite With John Bevere

Ashtu si Supermeni, i cili mund të mposhtë çdo armik, edhe ti si ndjekës i Krishtit ke aftësinë e mbinatyrshme për të pushtuar sfidat me të cilat përballesh. Por problemi për Supermenin dhe për ty është që ka një kripton...

More

Dëshirojmë të falenderojmë John dhe Lisa Bevere (Shërbesa Messenger International) që bënë të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: http://killingkryptonite.com

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë