Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Agimi i Gëzimit të pashkatërrueshëmShembull

Agimi i Gëzimit të pashkatërrueshëm

DITA 7 NGA 25

 Ai erdhi të na bekojë! 


Kjo pjesë na mëson se Perëndia e solli Jezusin në skenën e historisë për të bekuar popullin e Tij. “Dhe në pasardhjen tënde do të bekohen të gjitha fiset e dheut.”


Perëndia i tha Birit të Tij në qiell: “Koha u mbush; kam premtuar bekim; tani është momenti që ta plotësoj premtimin Tim; Ti do të jesh i dërguari Im i bekimit; dëshiroj që në botë të vijë bekimi; kam shumë për të dhënë; shko tani dhe bekoje popullin tim, bekoji; po, bekoji të gjitha familjet e dheut përmes tyre, bekoji, bekoji.”


Këtë gjë mund ta shihni në vargjet 25 dhe 26, ndërsa bekimi i Perëndisë përmendet dy herë. Në vargun 26 thuhet qartë se Perëndia e dërgoi Jezusin te populli i Izraelit për t’i bekuar. Kur thuhet se Perëndia e dërgoi më së pari tek Izraeli, do të thotë se pas kësaj do ta dërgojë bekimin te të tjerët. 


Vargu 25 na qartëson se ky ishte synimi i Perëndisë në besëlidhjen që bëri me Abrahamin: “Dhe në pasardhjen tënde do të bekohen të gjitha fiset e dheut.” Bekim për Judenjtë dhe pastaj përmes tyre; përmes Mesias Jude, bekim për të gjitha familjet e dheut, në të cilët përfshiheni edhe ju.


Prandaj po ju them se Perëndia është duke ardhur drejt jush me bekime, gjatë kësaj stine Adventi. Ju gjendeni në vargun 25, nuk ka rëndësi që kanë kaluar dy mijëvjeçarë. 


Me Perëndinë, një mijë vjet janë si një ditë e vetme (2 e Pjetrit 3:8). Me Të është sikur këtë premtim e ka bërë para dy ditësh. Kaq i freskët është bekimi për ju sot! Nëse do të lëvizni drejt Tij me besim, do ta merrni bekimin. 


Ky është qëllimi i Krishtlindjes—bekimi më i madh.

Shkrimet e Shenjta

Dita 6Dita 8

Rreth këtij plani

Agimi i Gëzimit të pashkatërrueshëm

Gëzimi që Jezusi po sillte në botë ishte si asnjë gëzim tjetër në histori. Sapo ta kemi marrë këtë gëzim, asgjë nuk mundet ta shkatërrojë...Veçoni kohë dhe qetësi për veten tuaj këtë stinë Krishtlindjeje dhe kërkoni për ...

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë IGNIS Ministry Albania për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/tematika/agimi-i-gezimit/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë