Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Agimi i Gëzimit të pashkatërrueshëmShembull

Agimi i Gëzimit të pashkatërrueshëm

DITA 9 NGA 25

Pse Biri i Njeriut? 


Pse në vargun 51 dhe në vende të tjera në Ungjill, Jezusi quhet Biri i njeriut? Kjo ka të bëjë shumë me Adventin. 


Nuk është thjesht për faktin se Ai është njeri, por sepse figura e një ‘Biri njeriu’ te Danieli 7:13 është njëkohësisht njeri dhe shumë më tepër se njeri. Ky ishte titulli i preferuar që Jezusi përdori për veten e Tij: Bir i njeriut. Ky titull përdoret mbi tetëdhjetë herë në Ungjij dhe vetëm Jezusi e përdor për t’iu referuar vetes.


Titullin ‘Biri i njeriut’ e gjejmë te Danieli 7:13-14:


Unë shikoja disa vegime nate,

dhe ja mbi retë e qiellit

     po vinte dikush që i ngjante një Biri njeriu;

ai arriti deri te i Lashti i ditëve

     dhe iu afrua atij.

Atij iu dha sundimi,

     lavdia dhe mbretëria,

me qëllim që gjithë popujt,

     kombet dhe gjuhët t’i shërbenin;

sundimi i tij është një sundim i përjetshëm

     që nuk do të kalojë,

dhe mbretëria e tij është një

     mbretëri që nuk do të shkatërrohet kurrë."

Kjo është gjuha e mbretërisë, lavdisë dhe sovranitetit (Gjoni 3:13; 5:27; 6:62). Ka një theks tjetër nga titujt Bir i Perëndisë dhe Mbret i Izraelit. Titulli ‘Biri i njeriut’ tingëllon si më i zakonshëm dhe më i përulur. 


Prandaj, kur Jezusi e përdori këtë titull, pretendimet e Tij për mbretërinë, lavdinë dhe sovranitetin nuk tingëllonin aq hapur. Vetëm ata që kishin veshë për të dëgjuar, e kapën kuptimin e lartësuar të termit Bir i njeriut, kur Jezusi e përdori këtë titull.


Prandaj, kësaj here nuk ishin udhëheqësit judenj ata që e përdorën titullin për ta çuar në kryq. Vetë Jezusi e përdori në atë mënyrë. Vargjet kyç janë te Gjoni 3:14-15: “Dhe ashtu si Moisiu e ngriti gjarprin në shkretëtirë, kështu duhet të ngrihet lart Biri i njeriut, që të gjithë që besojnë në të, të mos humbasin, por të kenë jetën e përjetshme.”


Prandaj, mund të themi se lavdia më e madhe që mund të shihte Natanaeli, apo ju dhe unë është lavdia e Birit të njeriut, Zotit të qiellit, sundimi i të Cilit është një sundim i përjetshëm, lavdia e Atij që u ngrit lart në kryq për të vdekur për mëkatarët.


Prandaj, kur gjatë këtij Adventi ta shihni Jezusin  si Birin e Perëndisë, si Mbretin e Izraelit dhe si Birin e njeriut, sigurohuni që ta shihni Atë tek vdiq për t’ju dhënë jetën e përjetshme dhe si rrjedhim shiheni Jezusin si të lavdishëm. 

Shkrimet e Shenjta

Dita 8Dita 10

Rreth këtij plani

Agimi i Gëzimit të pashkatërrueshëm

Gëzimi që Jezusi po sillte në botë ishte si asnjë gëzim tjetër në histori. Sapo ta kemi marrë këtë gëzim, asgjë nuk mundet ta shkatërrojë...Veçoni kohë dhe qetësi për veten tuaj këtë stinë Krishtlindjeje dhe kërkoni për ...

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë IGNIS Ministry Albania për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/tematika/agimi-i-gezimit/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë