Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Jepi Perëndisë vendin e parë.Shembull

Jepi Perëndisë vendin e parë.

DITA 4 NGA 5

“Fitorja e betejave të jetës me ndihmën e Perëndisë.”

Ka një betejë të përjetshme që zhvillohet mbi jetën tonë. Nga njëra anë është ndikimi i natyres së vjetër mëkatare - prirjet e vjetra ngjitëse, tundimet dhe mëkatet që kanë qenë e vështirë t'i kapërcejmë. Ndërsa piqemi me kalimin e kohës në ecjen tonë me Perëndinë, ndikimi i natyrës mëkatare dobësohet. Nga ana tjetër është ndikimi në rritje i pranisë së Frymës së Shenjtë në jetët tona. Ashtu siç përshkruhet në Galatasve, këto janë dy forca të kundërta:

“Dhe unë them: Ecni sipas Frymës dhe nuk do ta përmbushni dëshirat e mishit, sepse mishi ka dëshira kundër Frymës, dhe Fryma ka dëshira kundër mishit; dhe këto janë të kundërta me njëra-tjetrën, që ju të mos bëni ato që dëshironi.” Galatasve 5:16-17

Fjala e Perëndisë na inkurajon të “jetojmë sipas Frymës.” Thënë ndryshe, ne duhet të lejojmë që ndikimi i Frymës së Shenjtë në jetën tonë të fitojë mbi ndikimin e natyrës mëkatare.

Shumë herë, kjo është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Natyra jonë mëkatare na shtyn të marrim vendime që të kënaqim ambiciet dhe pasionet egoiste. Ky quhet tundim dhe Jakobi e përshkruan kështu:

“Askush kur tundohet të mos thotë: “Jam tunduar nga Perëndinë,” sepse Perëndia nuk mund të tundohet nga e keqja, dhe ai vet nuk tundon asnjeri. Por secili tundohet i udhëhequr dhe i mashtruar nga lakminë e vet.” Jakobi 1:13-14

Mëkati nuk kryhet, derisa nga ana jonë të merret një vendim për t'iu dorëzuar një tundimi.

“Pastaj lakmia, pasi mbarset, pjell mëkatin dhe mëkati, si të kryhet, ngjiz vdekjen.” Jakobi 1:15

Megjithatë, çuditërisht, si pjesë e dashurisë dhe hirit të pamasë të Perëndisë të dhënë për të gjithë të krishterët, Ai na fal dhe na pastron nga të gjitha mëkatet. Ne jemi absolutisht të falur, 100%.

“Po t’i rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi.” 1 Gjonit 1:9

Por ka ende një rrezik, kur e lejojmë mëkatin pa fre. Megjithëse Perëndia na fal dhe na pastron, Ai nuk eliminon domosdoshmërisht shtegun shkatërrues të pasojave dhe rrethanave që mëkati lë pas. Ndonëse Perëndia do të na ndihmojë gjithmonë në kohë të vështira, edhe kur ato na vijnë nga vendimet tona, mënyra më e mirë është të bëjmë ç’të mundemi që të shmangim marrjen më herët të atyre vendimeve.

1 Korintasve përshkruan dy aspekte të rëndësishme në trajtimin në mënyrë të efekshme të tundimit dhe të mëkatit:

“Asnjë tundim nuk ju ka gjetur juve, përveç se tundimi njerëzor; por Perëndia është besnik dhe nuk do të lejojë që t’ju tundojnë përtej fuqive tuaja, por me tundimin do t’ju japë dhe rrugë dalje, që ju të mund ta përballoni.” 1 Korintasve 10:13

Së pari, ne nuk jemi vetëm në luftën tonë. Mund ta dish se ka të krishterë të tjerë, qofshin 30 ditë, apo 30 vjet në ecjen e tyre me Perëndinë, që ende luftojnë me mëkate dhe tundime të ngjashme me të tuat.

Së dyti, Perëndia nuk do të na lejojë të tundohemi përtej asaj që jemi në gjendje të vendosim për ta shmangur mëkatin. Ai gjithmonë do të sigurojë një rrugëdalje. Detyra jonë është ta gjejmë atë rrugëdalje në mes të tundimit tonë, sado sfiduese që mund të jetë.

Pjesa në vijim ofron një strategji të bazuar në Bibël për trajtimin efektiv të mëkatit dhe tundimit. Vënia në veprim e këtij plani është një mënyrë më shumë për t'i dhënë Perëndisë vendin e parë në jetën tënde!

Dita 3Dita 5

Rreth këtij plani

Jepi Perëndisë vendin e parë.

Dhënia e vendit të parë Perëndisë në jetën tonë, nuk është një ngjarje që ndodh vetëm një herë. . . për çdo të krishterë, ky është një proces i përjetshëm. Pavarësisht nëse je i ri në besim, apo një ndjekës “veteran” i K...

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Twenty20 Faith, Inc. për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.twenty20faith.org/devotion1?lang=sq

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë