Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Jepi Perëndisë vendin e parë.Shembull

Jepi Perëndisë vendin e parë.

DITA 2 NGA 5

“Perëndia të ka dhënë vendin e parë në zemrën e Tij”

Ç’do të mendoje po të të thoshte dikush se Perëndia të sheh si të mos kishe mëkatuar kurrë? Fakti është se Perëndia të sheh kështu për shkak të veprës shpenguese të Jezusit në kryq. Si të krishterë, ne jemi të falur, të pastruar dhe të lirë!

Kjo do të thotë se ti je një shenjtor: je dikush që ka arritur një gjendje të veçantë drejtësie në Krishtin. Ti je në sytë e Perëndisë i përsosur, i shenjtë dhe i paqortueshëm. Ai të quan fëmijën e Tij, trashëgimtar të pasurisë së Tij dhe mikun e Tij.

“Por ju jeni fis i zgjedhur, priftëri mbretërore, një komb i shenjtë, një popull i fituar, që të shpallni mrekullitë e atij që ju thirri nga terri në dritën e tij të mrekullueshme.” 1 Pjetrit 2:9

Të kuptuarit e vërtetë se si na sheh Perëndia fillon me mënyrën se si ne e shohim Atë. Perëndia nuk po na vështron nga larg, duke pritur të bëjmë ndonjë gabim që të na ndëshkojë. Kjo nuk është e vërtetë.

Ki parasysh se çfarë thotë ky varg:

“Por të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij,

të cilët nuk janë lindur nga gjaku, as nga vullneti i mishit, as nga vullneti i burrit, por janë lindur nga Perëndia.” Gjoni 1:12-13

Secilin prej nesh, Perëndia e shikon si fëmijën e Tij të çmuar. Ai është një Atë i dashur, që nga dhembshuria e Tij e pafundme, derdh hir dhe përkujdesje ndaj nesh. Disa shkrime te Kantiku i Kantikëve të Salomonit, pasqyrojnë thellësinë e jashtëzakonshme të dashurisë së Perëndisë për ne, duke e krahasuar atë me dashurinë intime të një burri dhe një gruaje. Hebrenjve 11:6 na thotë se Perëndia është shpërblyesi i atyre që e kërkojnë.

Secilin prej fëmijëve të Tij, Perëndia e sheh në një mënyrë thellësisht të ndryshme nga sa shumë prej nesh e shohim veten. Të kuptuarit se si Perëndia e sheh secilin prej nesh, mbështetet në punën që Krishti filloi në jetën tonë, në kohën kur morëm shpëtimin.

“Prandaj nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re; gjërat e vjetra kanë shkuar; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja.” 2 Korintasve 5:17

“Sepse ai bëri të jetë mëkat për ne ai që nuk njihte mëkat, që ne të bëhemi drejtësia e Perëndisë në të.” 2 Korintasve 5:21

Ky krijim i ri është vepra hyjnore e Perëndisë; një transformim i plotë i gjendjes frymërore dhe i personit tonë të brendshëm. Ai na ka falur dhe na ka pastruar plotësisht nga mëkati ynë – në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen. Ne jemi me Të në një marrëdhënie të drejtë.

“... Sa larg është lindja nga perëndimi, aq shumë ai ka larguar nga ne fajet (mëkatet) tona.” Psalmi 103:12

Ne jemi populli i Perëndisë, i paraqitur para Tij pa asnjë njollë mëkati; ashtu si drejtësia e Tij me anë të veprës që bëri Jezusi në kryq. Perëndia na ka dhënë me të vërtetë vendin e parë në zemrën e Tij!

Dita 1Dita 3

Rreth këtij plani

Jepi Perëndisë vendin e parë.

Dhënia e vendit të parë Perëndisë në jetën tonë, nuk është një ngjarje që ndodh vetëm një herë. . . për çdo të krishterë, ky është një proces i përjetshëm. Pavarësisht nëse je i ri në besim, apo një ndjekës “veteran” i K...

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Twenty20 Faith, Inc. për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.twenty20faith.org/devotion1?lang=sq

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë