Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Solid Joys ShqipShembull

Solid Joys Shqip

DITA 84 NGA 366

Shërbesa dhe frika e njeriut

“Mos ki frikë para tyre, sepse unë jam me ty për të të çliruar, thotë Zoti.” (Jeremia 1:8)

Një pengesë e madhe për t’i shërbyer Zotit, sidomos për rininë, është frika e refuzimit dhe kundërshtimit.

Në mendje vijnë lloj-lloj mendimesh për faktin se si disa njerëz mund të mos e pëlqejnë mënyrën si veprojmë apo flasim. Njerëzit mund të mos bien dakord ose mund të ofendohen. Mund të bëj një gabim dhe të më kritikojnë.

Frika e njeriut është një pengesë e madhe për shërbesë.

Prandaj Perëndia thotë: “Mos ki frikë, sepse unë do të jem me ty dhe unë do të të çliroj.” Prania dhe aprovimi i Perëndisë janë më të vlefshme se të gjitha lëvdatat e njerëzve. Perëndia thotë se në dhe përmes sprovave të tua, Ai do të të çlirojë. Në fund, ti do të triumfosh. Ti do të jesh më tepër se fitimtar.

E njëjta gjë na është premtuar të gjithëve neve sot në Krishtin Jezus:

  • Perëndia ka thënë: ‘Nuk do të të lë, as nuk do të të braktis.’ Kështu mund të themi, me guxim: ‘Zoti është ndihmuesi im dhe unë nuk do të kem frikë; ç’do të më bëjë njeriu?’” (Hebrenjve 13:5-6)
  • “Në qoftë se Perëndia është me ne, kush mund të jetë kundër nesh?” (Romakëve 8:31)

Prandaj, Perëndia i tha Jeremias së ri, dhe Perëndia po u flet të rinjve sot, të cilët po i thërret t’i shërbejnë atij, dhe të gjithëve ne: “Mos thuaj: ‘Jam një djalosh’”—ose jam shumë i moshuar, ose justifikime të ngjashme (Jeremia 1:7). Pse?

  • Sepse jeta jote është rrënjosur në premtimet sovrane dhe të palëkundshme të Perëndisë. Ti je zgjedhur, je shenjtëruar, je formuar dhe je caktuar për një qëllim të madh.
  • Sepse pas shërbimit dhe të folurit tënd, qëndron autoriteti i Perëndisë dhe jo autoriteti yt.
  • Dhe sepse vetë Perëndia do të jetë me ty për të të çliruar në të gjitha sprovat e tua.

Shkrimet e Shenjta

Dita 83Dita 85

Rreth këtij plani

Solid Joys Shqip

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.

More

Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione​​​​​​​