Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Solid Joys ShqipShembull

Solid Joys Shqip

DITA 270 NGA 366


Jeto i sigurt në fuqinë sovrane të Perëndisë

Madhështia e jashtëzakonshme e fuqisë së tij ndaj nesh, që besojmë... (Efesianëve 1:19)

Gjithëfuqia e Perëndisë do të thotë se kemi një strehë të përjetshme dhe të palëkundshme në lavdinë e përjetshme të Perëndisë, pavarësisht se ç’ndodh në këtë tokë. Kjo siguri është burimi i fuqisë për bindjen radikale ndaj thirrjes së Perëndisë.

A ka ndonjë gjë më çliruese, më rrëqethëse, ose më përforcuese sesa e vërteta që Perëndia i Gjithëpushtetshëm është streha jote–gjithë ditën, çdo ditë, në të gjitha përjetimet e zakonshme dhe të jashtëzakonshme të jetës?

Nëse e besojmë këtë, nëse me të vërtetë e lejojmë këtë të vërtetë të gjithëfuqisë së Perëndisë të na mbërthejë, përfytyro çfarë ndryshimi ka për të sjellë në jetët dhe shërbesat tona personale! Oh, sa të përulur dhe të fuqishëm do të bëhemi për qëllimet shpëtuese të Perëndisë!

Gjithëfuqia e Perëndisë është një strehë për popullin e Tij. Kur e beson me të vërtetë që streha jote është gjithëfuqia e Perëndisë së Gjithëpushtetshëm, ti përjeton një bollëk gëzimi, lirie dhe fuqie, i cili derdhet në një jetë bindjeje radikale ndaj Jezu Krishtit.

Gjithëfuqia e Perëndisë do të thotë përnderim, dëmshpërblim dhe strehë për popullin e Tij të besëlidhjes.

Të ftoj t’i pranosh kushtet e besëlidhjes së tij të hirit: Braktise mëkatin dhe besoji Zotit Jezu Krisht; dhe gjithëfuqia e Perëndisë së Gjithëpushtetshëm do të jetë droja e shpirtit tënd, shpagimi për armiqtë e tu dhe streha e jetës tënde–përjetë.

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Solid Joys Shqip

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.

More

Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione​​​​​​​