Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Solid Joys ShqipShembull

Solid Joys Shqip

DITA 268 NGA 366


Kërkimi i Jezusit për gëzim

Duke i drejtuar sytë te Jezusi, kreu dhe plotësonjësi i besimit, i cili, për gëzimin që ishte përpara tij, duroi kryqin duke e përçmuar fyerjen dhe u ul në të djathtë të fronit të Perëndisë. (Hebrenjve 12:2)

A bie ndesh shembulli i Jezusit me parimin e hedonizmit të krishterë? Parimi është ky: dashuria është udha e gëzimit dhe njeriu duhet ta zgjedhë këtë udhë pikërisht për këtë arsye, që të mos i bindet të Gjithëpushtetshmit duke u ankuar, ose të tregohet i paduruar në privilegjin e të qenët kanal i hirit, apo ta nënçmojë shpërblimin që i është premtuar.

Hebrenjve 12:2 duket sikur thotë mjaft qartë se Jezusi nuk ra ndesh me këtë parim.

Vepra më e madhe e dashurisë që ndodhi ndonjëherë, u bë e mundur sepse Jezusi kërkoi gëzimin më të madh që mund të përfytyrohet ndonjëherë: gëzimin e të qenët i lartësuar në të djathtën e Perëndisë në asamblenë e një populli të shpenguar: “Për gëzimin që ishte përpara tij, duroi kryqin!”

Duke e thënë këtë, shkrimtari ka për qëllim që, përkrah shenjtorëve të Hebrenjve 11, të na e paraqesë Jezusin si një shembull tjetër të atyre që janë aq të zellshëm për gëzimin që Perëndia ofron, dhe aq të sigurt në atë gëzim, saqë i mohojnë dëfrimet kalimtare të mëkatit (Hebrenjve 11:25) dhe zgjedhin të keqtrajtohen për t’u përputhur me vullnetin e Perëndisë.

Prandaj është biblike të themi se të paktën një pjesë e asaj që e forcoi Krishtin në orët e errëta të Gjetsemanes, ishte shpresa e gëzimit përtej kryqit. Kjo nuk e zbeh realitetin dhe madhështinë e dashurisë së Tij për ne, sepse gëzimi në të cilin Ai shpresoi, ishte gëzimi i të çuarit të shumë bijve në lavdi (Hebrenjve 2:10).

Gëzimi i Tij është në shpengimin tonë, që është për nderin e lavdisë së Perëndisë. Ne e ndajmë gëzimin me Jezusin dhe Perëndia e merr lavdinë.

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Solid Joys Shqip

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.

More

Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione​​​​​​​