Solid Joys ShqipShembull

Njerëzit nuk janë mjaftueshëm hedonistë
“Mos mblidhni për vete thesare mbi dhe, ku i brejnë tenja e ndryshku dhe ku vjedhësit shpërthejnë e vjedhin, përkundrazi, mblidhni për vete thesare në qiell, ku as tenja, as ndryshku nuk prishin dhe ku vjedhësit nuk shpërthejnë dhe nuk vjedhin.” (Mateu 6:19-20)
Mesazhi që duhet shpallur nga majat e çative të institucioneve financiare është ky: O njeri i botës, ti nuk je mjaftueshëm hedonist!
Mos u mjafto thjesht me 2% fitim të kënaqësisë, i cili brehet nga tenjat e inflacionit dhe nga ndryshku i vdekjes. Investo në pasuritë e paluajtshme të qiellit, të cilat kanë cilësinë më të lartë dhe shpërblimin më të madh dhe që kanë një siguracion hyjnor.
T’ia kushtosh jetën rehative, sigurisë dhe kënaqësive materiale është sikur t’i hedhësh paratë në një gropë ujërash të zeza. Por investimi i jetës në mundin e dashurisë të sjell fitimet e pafundme dhe të pakrahasueshme të gëzimit:
“Shitni ç’të keni tuajën dhe jepni lëmoshë! [Dhe kështu] Bëni për vete kuleta që nuk vjetrohen, një thesar të pashtershëm në qiejt, ku vjedhësi nuk afrohet dhe tenja nuk bren” (Luka 12:33).
Ky mesazh është lajm shumë i mirë: Eja te Krishti, në praninë e të cilit gjendet plotësia e gëzimit dhe kënaqësia e përjetshme. Bashkohu me ne në mundin e hedonizmit të krishterë, sepse vetë Zoti ka thënë: Ka më tepër bekim kur tregon dashuri sesa kur jeton në luks! Ka më tepër bekim tani dhe në përjetësi.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.
More
Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione