Solid Joys ShqipShembull

Banketi final i shpirtit
Për një gjë iu luta ZOTIT dhe atë kërkoj: të banoj në Shtëpinë e ZOTIT tërë ditët e jetës sime, për të soditur bukurinë e ZOTIT dhe për të admiruar tempullin e tij. (Psalmi 27:4)
Perëndia nuk tregohet i pandjeshëm ndaj dëshirës zemërthyer të shpirtit. Ai vjen dhe ngre barrën e mëkatit, dhe e mbush zemrën tonë me ngazëllim dhe mirënjohje. “Ti e ke kthyer vajtimin tim në valle; ma ke hequr grathoren dhe më ke mbushur me gëzim, me qëllim që shpirti im të mund të të këndojë lavdi pa pushim. O ZOT, Perëndia im, unë do të të kremtoj përjetë” (Psalmi 30:11-12).
Por gëzimi ynë nuk gjallërohet vetëm kur vështrojmë pas me mirënjohje. Ai gjallërohet edhe kur vështrojmë përpara me shpresë: “Pse ligështohesh, o shpirti im, pse vajton brenda trupit tim? Shpreso te Perëndia, sepse unë do ta kremtoj ende për çlirimin e pranisë së tij” (Psalmi 42:5-6).
“Unë pres ZOTIN, shpirti im e pret, unë kam shpresë në fjalën e tij” (Psalmi 130:5).
Në fund të fundit, zemra nuk digjet për ndonjë nga dhuratat e mira të Perëndisë, por për vetë Perëndinë. Ta shohësh e ta njohësh Atë, dhe të jesh në praninë e Tij është gostia përfundimtare e shpirtit. Nuk ka kërkim më të lartë se ky. Fjalët nuk mund ta përshkruajnë dot. Këtë e quajmë kënaqësi, gëzim, ëndje. Por këto janë tregues të dobët për atë përjetim të patregueshëm:
“Për një gjë iu luta ZOTIT dhe atë kërkoj: të banoj në shtëpinë e ZOTIT tërë ditët e jetës sime, për të soditur bukurinë e ZOTIT dhe për të admiruar tempullin e tij” (Psalmi 27:4).
“Ka plot gëzim në praninë tënde; në të djathtën tënde ka kënaqësi në përjetësi” (Psalmi 16:11).
“Gjej kënaqësinë tënde në Zotin” (Psalmi 37:4).
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.
More
Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione