Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Virusi Korona Dhe KrishtiShembull

Virusi Korona Dhe Krishti

DITA 8 NGA 12

Na zgjon për ardhjen e dytë të Krishtit 


Jezu Krishti po kthehet dhe kjo është e vërtetë. “Burra galileas,” tha engjëlli, kur Jezusi po largohej, “pse qëndroni e shikoni drejt qiellit? Ky Jezus, që u është marrë në qiell nga mesi juaj, do të kthehet në të njëjtën mënyrë, me të cilën e keni parë të shkojë në qiell” (Veprat 1:11).


Kur të vijë, Ai do ta gjykojë botën:


"Dhe kur të vijë Biri i njeriut në lavdinë e Tij, bashkë me të gjithë engjëjt e shenjtë, atëherë do të ulet mbi fronin e lavdisë së vet. Dhe të gjithë kombet do të mblidhen para Tij; dhe ai do ta ndajë njërin nga tjetri ashtu si i ndan bariu delet nga cjeptë." (Mateu 25:31-32)


Jezusi tha se ardhja e Tij do të ketë shenja - si luftërat, zitë e bukës dhe tërmetet (Mateu 24:7). Këto shenja i quajti “dhimbjet e lindjes” (Mateu 24:8). Toka, këtu, ka imazhin e një gruaje që po lind, që po përpiqet të lindë botën e re, atë që Jezusi do ta sjellë në ekzistencë në ardhjen e Tij.


Jezusi dëshiron që t’i shohim dhimbjet e lindjes (përfshirë edhe virusin Korona) si kujtime dhe sinjale që Ai po vjen dhe që kemi nevojë të jemi gati. “Prandaj edhe ju jini gati, sepse Biri i njeriut do të vijë në atë orë, kur ju nuk mendoni” (Mateu 24:44).


Nuk ka pse të jesh nga ata që caktojnë data, në mënyrë që ta marrësh seriozisht atë që Jezusi thotë. Ajo që Jezusi thotë është e pagabueshme: “Tregoni kujdes, rrini zgjuar dhe lutuni, sepse nuk e dini kur do të jetë ai moment... Rrini zgjuar - pra, sepse nuk e dini kur do të vijë i zoti i shtëpisë… këtë që po ju them juve, ua them të gjithëve: Rrini zgjuar!” (Marku 13:33-37).


Mesazhi është i qartë. Rrini zgjuar. Rrini zgjuar. Rrini zgjuar. Dhimbjet e lindjes së botës natyrore janë synuar për këtë mesazh. Por, oh, sa shumë njerëz nuk janë zgjuar! Pavarësisht gjithë aktiviteteve të tyre të rrëmbyera, ata janë në një gjumë të thellë për sa i përket ardhjes së Jezu Krishtit. Rreziku është i madh. Virusi Korona është një thirrje e mëshirshme për t’u zgjuar dhe për të qenë gati.


Mund të bëhesh gati duke ardhur te Jezu Krishti, duke marrë faljen e mëkateve dhe duke ecur në dritën e Tij. Atëherë do të jesh mes atyre që:


"nuk jeni në errësirë, që ajo ditë t’ju zërë në befasi si një vjedhës. Të gjithë ju jeni bij të dritës... pra... të rrimë zgjuar dhe të jemi të esëll... sepse Perëndia nuk na ka caktuar për zemërim, por për të marrë shpëtimin me anë të Zotit tonë Jezu Krisht."(1 e Thesalonikasve 5:4-10)



Shkrimet e Shenjta

Dita 7Dita 9

Rreth këtij plani

Virusi Korona Dhe Krishti

Kjo është një kohë, kur ndihet brishtësia e kësaj bote. Ato themele që dukeshin si të palëkundshme, po tronditen. Pyetja që duhet të bëjmë është kjo: A janë vendosur këmbët tona mbi një Shkëmb? Mbi një Shkëmb që nuk mund...

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Qendrën IGNIS në Shqipëri për përgatitjen e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi të
vizitoni: https://dritez.al/virusi-korona-dhe-krishti/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë