Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Virusi Korona Dhe KrishtiShembull

Virusi Korona Dhe Krishti

DITA 6 NGA 12

Portretizim i tmerrit mora


Në fakt, mëkati është arsyeja pse ekziston gjithë mjerimi fizik. Kapitulli i tretë i Biblës përshkruan hyrjen e mëkatit në botë. Aty tregohet se mëkati është origjina e mjerimit dhe e shkatërrimit global (Zanafilla 3:1-19). Pali e përmblodhi kështu te Romakëve 5:12: 


“Prandaj, ashtu si me anë të një njeriu të vetëm mëkati hyri në botë dhe me anë të mëkatit vdekja, po ashtu vdekja u shtri tek të gjithë njerëzit, sepse të gjithë mëkatuan.”


Bota ka qenë e thyer qysh atëherë. E gjithë bukuria e saj është ndërthurur me ligësinë, katastrofat, sëmundjet dhe zhgënjimet. Perëndia e krijoi të përsosur.


 “Atëherë Perëndia shikoi të gjitha ato që kishte bërë, dhe ja, ishte shumë mirë” (Zanafilla 1:31). 


Por që nga rënia e njerëzimit në mëkat e deri më sot, pavarësisht gjithë mrekullive të saj, historia është thjesht një mbartëse kufomash.


Bibla nuk e sheh këtë thyerje thjesht si diçka të natyrshme, por si gjykimin e Perëndisë mbi një botë të përshkuar nga mëkati… Perëndia ka një plan të jashtëzakonshëm për një krijim të ri, ku “ai do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre” (Zbulesa 21:4). Por, tani për tani, ne të gjithë jemi nën gjykimin e Tij. Ai ia ka nënshtruar botën vdekjes, katastrofave dhe mjerimit.


Po, edhe fëmijët e Tij, ata të cilët Ai “i paracaktoi... për birësim” (Efesianëve 1:5), i shpengoi me gjakun e Birit të Tij (Efesianëve 1:7), dhe i caktoi për jetën e përjetshme (Efesianëve 1:18) edhe ne vuajmë dhe vdesim për shkak të gjykimit të Perëndisë në rënien në mëkat. “Por edhe ne vetë që kemi frytet e para të Frymës, vajtojmë në veten tonë, duke pritur flakët birërimin, shpengimin e trupit tonë” (Romakëve 8:23).


 Të krishterët rrëmbehen nga cunamet. Të krishterët vriten nga sulmet terroriste. Të krishterët preken nga virusi Korona.


Ndryshimi për të krishterët - ata që përqafojnë Krishtin si thesarin e tyre suprem - është që përjetimi ynë i kësaj prishjeje, nuk është dënim. “Tani, pra, nuk ka asnjë dënim për ata që janë në Krishtin Jezu” (Romakëve 8:1). Për ne dhimbja pastron, nuk ndëshkon.


“Perëndia nuk na ka caktuar për zemërim” (1 e Thesalonikasve 5:9). Ne vdesim nga sëmundjet dhe katastrofat si gjithë njerëzit e tjerë. Por për ata që janë në Krishtin “thumbi” i vdekjes është hequr (1 e Korintasve 15:55). “Vdekja është fitim” (Filipianëve 1:21). Të largohesh nga trupi do të thotë “të jesh me Krishtin” (Filipianëve 1:23).



Shkrimet e Shenjta

Dita 5Dita 7

Rreth këtij plani

Virusi Korona Dhe Krishti

Kjo është një kohë, kur ndihet brishtësia e kësaj bote. Ato themele që dukeshin si të palëkundshme, po tronditen. Pyetja që duhet të bëjmë është kjo: A janë vendosur këmbët tona mbi një Shkëmb? Mbi një Shkëmb që nuk mund...

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Qendrën IGNIS në Shqipëri për përgatitjen e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi të
vizitoni: https://dritez.al/virusi-korona-dhe-krishti/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë