Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

EmocionetShembull

Emotions

DITA 7 NGA 7

Jezusi Ka Ndjeshmëri për Emocionet Tona



Besimi dhe ndjenjat tona nuk janë të ndara. Ato janë të ndërlidhura, duke ndikuar në njëra-tjetrën ndërsa ndjekim Jezusin. Nëse nuk i pranojmë ndjenjat tona, po humbasim duke parë karakterin e Zotit si Ngushëlluesin, Shpenguesin, Shëruesin dhe Avokatin tonë. Nëse mbështetemi tepër në ndjenjat tona, ne jemi në rrezik të marrim vendime të dobëta.



Pra, si e pajtojmë atë tension? Ne e ftojmë Zotin dhe të tjerët në ndjenjat tona. Ne nuk i shtyjmë ato tutje, por ne e pyesim Zotin, se çfarë Ai po përpiqet të thotë përmes emocioneve tona, duke ditur që Jezusi kujdeset për dhimbjen tonë, pa marrë parasysh sa e madhe apo e vogël mund të duket.



Jezusi ishte i mrekullueshëm në tregimin e ndjeshmërisë ndaj të tjerëve dhe Ai tregoi kaq shumë ndjenja gjatë kohës së Tij në tokë.



Kur Jezusi është në rrugën e tij për t'u kryqëzuar, Ai tregon dhembshuri të thellë për nënën e tij, Marinë. Ai e sheh atë duke qarë dhe duke vajtuar pranë dishepullit të Tij, Gjonit, kështu që Ai e shikon atë dhe thotë se Gjoni do të jetë një djalë për të. Jezusi e dinte që nëna e Tij, do të kishte nevojë të ushqente dhe të ushqehej, dhe kështu Ai u kujdes për të si një nga veprimet e Tij të fundit në tokë. Lotët e saj nuk ishin të parëndësishme. Ato ishin thellësisht të rëndësishme—aq sa Jezusi kaloi momentet e tij të fundit në tokë duke u kujdesur për to.



Jezusi kujdeset shumë për dhimbjen tonë gjithashtu. Ne e shohim atë në një histori tjetër, ku Jezusi shëron një grua, që kishte gjakosur për vite me radhë. Mjekët nuk mund ta kuronin dhe ajo i kishte shpenzuar të gjitha paratë e saj pa shpresë se do të shërohej. Ajo prek me dëshpërim rrobën e Jezusit, duke ditur që një prekje nga Ai mund ta shëronte atë.



Jezusi ndalon atë që po bën për ta gjetur dhe për të inkurajuar besimin e saj. Ai lejon që dhimbja e një gruaje, të ndalonte punën që po bënte, për një turmë. Ai kujdeset thellë për gjërat që na interesojnë.



Gruaja mund të jetë ndjerë e dëshpëruar dhe e thyer. Por besimi i saj e shtyu atë t'i afrohej Jezusit, duke ditur që vetëm Ai mund ta shërojë. Kështu që, kur përjetojmë emocione të dhimbshme ose emocione të gëzueshme, kthehemi përsëri tek Ati—i vetmi që mund të shërojë çdo lëndim.



Emocionet tona nuk e përcaktojnë besimin tonë dhe ato nuk diktojnë të ardhmen tonë. Por kur jemi të shëndetshëm, emocionet tona na afrojnë me Krijuesin tonë, duke e lejuar Atë të na forcojë, të na afrohet dhe të na bartë.



Lutu: Zot, faleminderit që shikon çdo emocion që kam dhe më tregon ndjeshmëri në të gjitha. Unë kam qenë duke mbajtur shumë ____, por unë e di që ti e sheh atë, kujdesesh për të, dhe je me mua në të. Më trego çfarë po më mëson gjatë këtij sezoni në emocionet e mia, Zot. Më ndihmo të vij te Ti me të gjitha ndjenjat e mia, në mënyrë që besimi im të forcohet dhe më ndihmo të bëj zgjedhjet e duhura pavarësisht nga ajo që mund të ndiej. Në emër të Jezusit, amen.

Dita 6

Rreth këtij plani

Emotions

Shumica prej nesh përpiqet të shmangë ose të injorojë emocionet. Ne madje mund të pyesim nëse besimi dhe ndjenjat tona janë armiq. Por gjatë kohës së Tij në tokë, Jezusi i përjetoi thellë emocionet. Ai nuk ishte shumë la...

More

Dëshirojmë të falenderojmë Life.Church që siguroi këtë plan. Për më shumë informacion, të lutem vizito: https://www.life.church/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë