Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

EmocionetShembull

Emotions

DITA 3 NGA 7

Jezusi Tregoi Dhembshuri të Vërtetë



Në ciklin tonë të lajmeve 24-orëshe, ne shohim tragjedi rreth nesh që, për fat të keq, bëhet goxha normale. Ky kombinim i raportimit në kohë reale dhe mediave sociale na ka desensibilizuar nga dhimbja. Ne nuk duam të ndiejmë dhimbje—kështu që i kalojmë lajmet e këqija. Por si ndjekës të Jezusit, ne jemi thirrur të vajtojmë me ata që vajtojnë dhe ta duam të afërmin tonë si veten tonë.



Ne e shohim Jezusin, gjatë kohës së Tij në tokë, jo vetëm që ndjen dhembshuri për ata që kanë dhimbje, por më pas reagon me një veprim kuptimplotë dhe të dashur që bën një ndryshim. Pra, si duket dhembshuria e vërtetë?



Fjala dhembshuri në anglisht "compassion" është e përbërë nga dy pjesë. Pjesa e parë, "com" është një parashtesë që do të thotë "me". Pjesa e dytë, "passion", vjen nga një fjalë greke që do të thotë "vuajtje". Pra, dhembshuria do të thotë fjalë për fjalë "të vuash me të". Nëse do të jemi vërtet si Jezusi, nuk mund të pëlqejmë thjesht një postim në rrjetet sociale dhe të mos bëjmë asgjë për të. Ne duhet t'u shërbejmë njerëzve me të vërtetë dhe t'i duam vërtet. Thjesht shiko se çfarë thotë Romakëve 12:9-10:



Mos pretendo thjesht se i do të tjerët. Duaji vërtetë ata. Urre atë që është e gabuar. Mbaje fort atë që është e mirë. Duajeni njëri-tjetrin me dashuri të sinqertë dhe kënaquni duke nderuar njëri tjetrin. Romakëve 12: 9-10



Pra, si të ndalojmë thjesht së dëshiruari si mund të ndihmojmë njerëzit dhe të fillojmë t'i ndihmojmë ata me dhembshuri të vërtetë?




  1. Kur mendon të lutesh për dikë, lutu me të vërtetë për të. Aty menjëherë. Të gjithë e kemi kaluar një gjë të tillë. Ti sheh një postim në rrjetet sociale nga një mik që kërkon lutje dhe thua se do ta bësh dhe harron. Ndodh. Por, nëse nuk do të ndodhte kjo? Herën tjetër kur të shohësh një mik që kërkon lutje, lutu për ta në atë moment. Madje mund të mbash shënim kërkesat për lutje, këtu në Aplikacionin YouVersion! Zotit i pëlqen kur bisedojmë me Të dhe e dimë që lutja e një personi të drejtë, është e fuqishme.

  2. Fillo një buxhet bujarie. Mos e bëj bujarinë një mendim të mëvonshëm. Planifiko për të! Konsidero të shkosh mbi dhe përtej të dhjetës tënde, për të qenë një bekim për dikë tjetër. Çdo muaj, planifiko të kursesh pak për të ndihmuar dikë në nevojë. Mund të jetë t' i blesh drekën një miku. Mund të jetë plotësimi i një nevoje për një nënë beqare, që jeton në lagjen tënde. Kjo mund të nënkuptojë, ndërrimin e pelenave për mikun që po rrit një fëmijë tjetër të birësuar këtë vit. Për çfarëdolloj gjëje që ke planifikuar, planifiko të përdorësh burimet e tua, për të përmbushur qëllimet e Zotit. Kërkoji Zotit të ndihmojë të plotësosh një nevojë, dhe Ai do ta bëjë!

  3. Shërbe diku.A e di se shërbimi ndaj të tjerëve, në të vërtetë, ul nivelet e stresit në tru? Po! Por edhe më e rëndësishmja, shërbimi ndaj të tjerëve, është një pjesë e vullnetit të Zotit për jetën tënde. Ndalo së dëshiruari se mund të ndihmosh njerëzit. Në vend të kësaj, shërbeji atyre! Ka mundësi të panumërta, për të bërë një ndryshim, në jetën e të tjerëve. Ndoshta, për ty, është të jesh vullnetar në shërbesën e fëmijëve të kishës tënde, si një udhëheqës i një grupi të vogël. Ndoshta është duke ofruar, për t'u kujdesur për fëmijët e fqinjit falas, një herë në javë. Mund të jetë regjistrimi për të shërbyer, me një misionar në komunitetin tënd. Çfarëdo që të jetë, gjej diku ku mund të përdorësh dhuratat, që Zoti të ka dhënë për të ndihmuar të tjerët.


Le të mos ndiejmë thjesht dhembshuri si një emocion. Le ta vëmë në veprim duke jetuar si Jezusi—duke hyrë në vuajtjet e të tjerëve dhe duke treguar dashuri radikale që i vë të tjerët përpara.



Lutu: Jezus, faleminderit që më dhe shembullin, se si duhet të jetë dhembshuria e vërtetë për të tjerët përreth meje. Më ndihmo të tregoj dhembshuri të vërtetë, për të gjithë në rrugëtimin tim sot. M'i hap sytë për nevojat që qëndrojnë përpara meje dhe më ndihmo t'i plotësoj ato. Më ndihmo të jetoj dhe të dua më shumë, si Ti sot dhe çdo ditë. Në emër të Jezusit, amen.


Dita 2Dita 4

Rreth këtij plani

Emotions

Shumica prej nesh përpiqet të shmangë ose të injorojë emocionet. Ne madje mund të pyesim nëse besimi dhe ndjenjat tona janë armiq. Por gjatë kohës së Tij në tokë, Jezusi i përjetoi thellë emocionet. Ai nuk ishte shumë la...

More

Dëshirojmë të falenderojmë Life.Church që siguroi këtë plan. Për më shumë informacion, të lutem vizito: https://www.life.church/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë