Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

EmocionetShembull

Emotions

DITA 6 NGA 7

Jezusi Ishte Shembull i Faljes



Falja në vetvete nuk është një ndjenjë; është një zgjedhje. Por falja—ose mungesa e faljes—mund të trazojë shumë ndjenja. Mendo për herën e fundit kur të kanë falur. Çfarë emocionesh përjetove? Ka gjasë pak lehtësim, mirënjohje dhe gëzim. Po përsa i përket herës së fundit kur ti fale dikë tjetër? Ndoshta pak paqe, mirësi, dhe mëshirë.



Falja mund të jetë çelësi për përmirësimin e shumë marrëdhënieve. Por kjo kërkon ti dorëzojmë ndjenjat tona të lënduara dhe në vend të tyre të kërkojmë shërim. Kjo nuk do të thotë, që s'mund të ndjejmë dhimbje për veprimet e dikujt. Por do të thotë, që ne zgjedhim ta dorëzojmë të drejtën tonë për të pasur të drejtë, në mënyrë që të mund të rregullojmë marrëdhenien tonë.



Ky koncept i faljes, është diçka që njerëzit kanë qënë duke u ndeshur për një kohë të gjatë. Në fakt, Pjetri i bëri Jezusit një pyetje rreth faljes, me të cilën shumë nga ne mund të identifikohemi. Ai e pyeti:



..."Zot, në se vëllai im mëkaton kundër meje, sa herë duhet ta fal? Deri shtatë herë?''Mateu 18:21



Ne jemi të tunduar ashtu si Pjetri, të vendosim rregulla në marrëdheniet tona. Duam një rrugëdalje nëse gjërat bëhen tepër të parehatshme. Por nuk ka limit në falje. Këtu është përgjigjja e Jezusit:



''Unë nuk të them deri shtatë herë, por deri shtatëdhjetë herë shtatë": u përgjigj JezusiMateu18:22



Jezusi vazhdon dhe tregon një histori për një mbret, i cili mbodhi borxhin nga shërbëtorët. Një nga shërbëtorët i kishte borxh miliona dollarë. Ai s'mund ta paguante, kështu që mbreti do ta shiste atë dhe familjen e tij për të larë borxhin. Ky njeri i përgjërohet për mëshirë, dhe mbreti ja jep. Më vonë, i njëjti njeri që ishte falur, refuzoi të falte dikë tjetër, që i kishte para borxh atij. Mbreti e mësoi këtë, dhe urdhëroi që ai të burgosej, si përfundim ta paguante borxhin.



Sa shpesh na ndodh të jemi të tunduar, të veprojmë në mënyrë të njëjtë si ai njeri tek historia? Ne jemi falur nga shumë gjëra, por akoma është kaq e vështirë për ne, të ndajmë të njëjtën mëshirë dhe falje me të tjerët. Por Jezusi—i ngjashëm me mbretin—nuk është i interesuar në faljen vetëm me një drejtim. Ne jemi falur nga mëkati, na është treguar hir i pamerituar, dhe kemi fituar një mënyrë për t'u bërë të drejtë me Perëndinë, kur ne s'e merituam kurrë. E vetmja përgjigje natyrale e jona, është ta ndajmë të njëjtin nivel faljeje me të tjerët.



Pra, falja nuk është një ndjenjë. Por është një zgjidhje. Dhe nëse e ndjekim Jezusin, është një vendim të mos vemë re ofendimin dhe ndjenjat e lënduara, në mënyrë që të nderojmë Perëndinë dhe të restaurojmë marrëdheniet.

Lutu: Perëndi, faleminderit për hirin, mëshirën dhe faljen Tënde. Faleminderit që na dhe një rrugë përmes Jezusit, që të bëhemi të drejtë me Ty. Më trego zonat ku unë duhet të kërkoj të ndaj faljen, dhe më ndihmo ta bëj këtë gjë. Në emrin e Jezusit, amen.


Dita 5Dita 7

Rreth këtij plani

Emotions

Shumica prej nesh përpiqet të shmangë ose të injorojë emocionet. Ne madje mund të pyesim nëse besimi dhe ndjenjat tona janë armiq. Por gjatë kohës së Tij në tokë, Jezusi i përjetoi thellë emocionet. Ai nuk ishte shumë la...

More

Dëshirojmë të falenderojmë Life.Church që siguroi këtë plan. Për më shumë informacion, të lutem vizito: https://www.life.church/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë